Flash

Berisha në Gjirokastër: Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt

Lapsi.al 25 February 2023
Berisha në Gjirokastër: Ramës do ia ngushtojmë lakun në

Nga Gjirokastra, ku ishte i pranishëm në 32-vjetorin e degës së PD, kryedemokrati Sali Berisha tha se PD nuk heq dorë nga zgjedhjet.

“Ju ftoj të bëjmë gjithçka, që këta kandidatë, që i keni zgjedhur me votën e lirë, me vullnetin tuaj, i keni zgjedhur në mënyrën më demokratike, këta kandidatë që na bëjë krenarë sepse janë kandidatët e lirisë, të bëjmë gjithçka për fitoren e tyre.

Këta e meritojnë fitoren dhe këta do fitojnë. Zgjedhjet, votat janë shtyllë kryesore e revolucionit tonë.

Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, nuk kanë koncept nga revolucioni demokratik. Nuk heqim dorë nga zgjedhjet. Forca jonë do e dërrmojë këtë regjim.

Por do ndjekim çdo procedurë kushtetuese. Nuk dalim ne jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë bashkitë!

Edi Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton!

Po përjetojmë një terror të asaj që njihet si tirania e relativizmit.

E keni parë Plarent Ndrecën ju? Ai është një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, aty e përzunë me dru, së bashku me Lindën që drejton sot parlamentin, u përzu për disa arsye të forta. E çuan në një ministri tjetër, e shkarkuan për arsye edhe më të forta. E mori për mirditor Sandër Lleshaj, aty vodhi me uniformat. U porositën uniformat dhe 40 përqind firuan. Tani ky bilbilon nëpër studio, ky i paturp ju mashtron çdo natë. Se mos është vetëm ky. Është një grup lakejsh.

Tjetër i denoncuar për ryshfete 200-300 mijë euro, del e thotë se ajo që thotë Alisoni është gënjeshtër se darka nuk ishte 10 mijë dollarë, por 100 dollarë.

Kur e kërcënuan Arben Ahmetajn, thotë për Erion Veliajn, i kërkon SPAK-ut: ndiqni paratë. Ramës i thoshte që nuk lëviz dot qeverinë. Në fakt nuk e lëviz dot qeverinë. Por problemi është se këta janë mëkatarë në zinxhirë,” tha Berisha.

“Ne betejën e kemi për të vërtetën. Gjirokastra dhe Shqipëria po shkojnë drejt shuarjes. Të vazhdojmë këtë revolucion deri në fitoren e plotë,” theksoi drejtuesi i PD.

Të këshilluara

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese gjatë datave 25 dhe 26 shkurt për shkak se pritet përkeqësimi i motit. Në njoftimin ...

12:23

Aksident në Lushnje, një i plagosur

Një aksident i fortë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën rurale tek kthesa e Grabjanit - Tre urat. Një automjet Volkswagen me targa AB949 BZ është përplasur me një...

12:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI