Flash

Vràsja aksidentale e 40-vjeçarit shqiptar në Athinë. Ku po heton policia

Lapsi.al 24 February 2023
Vràsja aksidentale e 40-vjeçarit shqiptar në Athinë. Ku

Të tjera detaje janë zbardhur nga vràsja në Athinë. Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i vrarē 40-vjeçari shqiptar, duket sa kishte lidhje me një prej grupeve krimìnale që u përplasën. Historiku i bandave shqiptare që operojnë në Greqi është i njohur për autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave ku mbeti i vrarë aksidentalisht edhe shqiptari.

Në një artikull të publikuar së fundmi media greke shkruan: Sipas informacioneve të Vassilis Lambropulos dhe emisionit “Live News”, grupi që ka qëlluar drejt rivalëve të tij në lokal, duket se ka qenë në vendngjarje, pasi është thirrur nga të afërmit dhe babai i një 16-vjeçari i cili u godit me thikë nga të panjohur në Patisia, një natë para ngjarjes së përgjakshme në Nea Ionia. Babai i 16-vjecarit është pikërisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Njëkohësisht, në deklaratën e tyre për autoritetet, familjarët e 16-vjeçarit thanë se kanë telefonuar bandën për të parë se çfarë është bërë me rastin e 16-vjeçarit dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë ky ka qenë edhe momenti kur grupi i thirrur ka parë anëtarët e bandës rivale dhe sulmuan të parët për shkak se menduan se mund të bëheshin pre e sulmeve.

Ndërkaq dyshohet se efektivët janë pranë zbardhjes së çështjes. Ndërkohë një tjetër pistë që dyshohet lidhur me këtë ngjarjes është fakti se të dyja bandat shkuan aty të sqaroheshin dhe të merrnin pagesën tek ky lokal.

Por duket se pronari kërkonte të paguante vetëm njërën bandë dhe këtu ka nisur edhe konflikti. Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë.

Sakaq për të hedhur plotësisht dritë lidhur me këtë ngjarje të rëndë pritet përfundimi i hetimeve.

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell shtrëngata dhe breshër

SHMU njoftoi se fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme. Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësir...

14:39

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI