Flash

Përdhunuan në grup 11-vjeçaren, gjykata e Prishtinës dënon me 40 vite burg 4 të akuzuarit

Lapsi.al 24 February 2023
Përdhunuan në grup 11-vjeçaren, gjykata e Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me 40 vite burg në total katër të rinjtë e arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Kosovë, rast i ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar.

I arrestuari Ekrem Rexhepi, është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe ndaj tij është caktuar dënimi me 15 vite burg.

Vëllai i tij, Gent Rexhepi, i mitur, është dënuar me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.

I mituri Xhabir Salihu është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

I mituri Gentrit Jashari është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.

Ndërsa i arrestuari, Shkëlqim Kameri u lirua nga akuzat. Ngjarja e bërë publike vitin e kaluar, ngjalli reagime të shumta në Kosovë ku u organizuan protesta me kërkesë rritjen e sigurisë për vajzat dhe gratë në vend.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI