Flash

E përjashtuan nga Policia, u bë fermer. Historia e Bedriut nga Dibra (VIDEO)

Lapsi.al 24 February 2023
E përjashtuan nga Policia, u bë fermer. Historia e Bedriut nga Dibra

Pas 14 viteve në Polici të Shtetit Bedri Topuzi u përjashtua nga rdhët e uniformave blu për shkak se u akuzua për pjesëmarrje në tubime politike. Pavarësisht se gjykata vendosi në favor të tij, ai nuk u kthye kurrë më në polici. Prej vitit 2007 ai ndërtoj fermën e tij në fshatin Trepçë në Dibër. Sot ai ka mbi 20 krerë bagëti.

"Gjykata më dha të drejtën e rifillimit në punë, megjtihatë unë nuk kam kërkuar të rifilloj punë sepse i jam përkushtuar këtij biznesi," tha ai.

Thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, por fitimi për të është i mirë.

"Me lekun tim, investimet e mija, pa ndihmën e shtetit," tha ai. Për shkak se fermerët kanë hequr dorë në masë të madhe nga mbarshtimi i bagëtive, Bedri Topuzi thotë se për mishin ka shumë treg.

"Tregun e kemi të gjetur, madje nuk arrijmë ta furnizojmë dot, sepse ka kërkesë të madhe. Shumica e njerëzve ën zonë e kanë hequr blegtorinë," tha ai.

Topuzi apelon që shteti të ndihmojë feremerët dhe blegtorët me qëllim ndaljen e ikjeve masive nga fshati./ Ora News

https://www.youtube.com/watch?v=8irjWLsq4_U&embeds_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell shtrëngata dhe breshër

SHMU njoftoi se fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme. Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësir...

14:39

Tiranë, dy të rinj arrestohen për vjedhje

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy shtetas, E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i ...

14:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI