Flash

Video/ "Qepe gojën e kthehu në portë": sherr mes Dzeko e Onana, ndërhyn Calhanoglu

Lapsi.al 23 February 2023
Video/ "Qepe gojën e kthehu në portë": sherr mes Dzeko
Shenja të një nervozizmi të madh te Interi. Gjatë pjesës së parë kundër Porto, në 1/8 e Champions, kamerave nuk u ka shpëtuar një sherr mes André Onana dhe Edin Dzeko. Episodi i shëmtuar ndodhi në minutën e 38', kur portieri kamerunas protestoi fuqishëm ndaj arbitrit Jovanoviç. Onana u indinjua për mosndalimin e menjëhershëm të aksionit pas një faulli të Taremit ndaj Bastonit. Sulmuesi boshnjak u kthye në gjysmën e tij të fushës për t'i vënë në dukje të mos protestonte dhe të kthehej në portë. “Qepe gojën dhe kthehu në portë” ishin fjalët e tij për shokun e skuadrës. Kamerunasi iu përgjigj disa herë egër sulmuesit boshnjak. Calhanoglu rivendosi qetësinë, madje duke i mbyllur gojën portierit. Një skenë, ajo në San Siro, që solli në mendje debatin mes Lukaku dhe Barella 9 ditë më parë në Marassi kundër Sampdorias. Një episod i fushës që klubi ndërsa e dënoi, vendosi ta arkivojë pa asnjë gjobë për dy lojtarët. Lexo më tej: Video/ Lukaku thyen rezistencën e Portos me 10 lojtarë: Gvardiol i heq buzëqeshjen Manchester City

ONANA PAS NDESHJES: "ISHTE ADRENALINA E FUSHËS"

André Onana ishte një nga më të mirët me pritjet e tij dhe në fund të ndeshjes komentoi përplasjen me Dzeko në pjesën e parë. Sherri me Dzeko? Aspekte që lidhen me ndeshjen. Secili ka të drejtë të thotë atë që mendon - shpjegoi portieri kamerunas për Sky Sport -. Është adrenalina e fushës, nëse zemërohemi kështu, fitojmë ndeshjet... më mirë akoma".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI