Flash

OKB rezolutë me shumicë dërrmuese kundër Rusisë

Lapsi.al 23 February 2023
OKB rezolutë me shumicë dërrmuese kundër Rusisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në mënyrë dërrmuese duke aprovuar një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ajo bën thirrje për tërheqjen e trupave nga Ukraina dhe një ndalesë për të luftuar.

141 vende votuan në favor të mocionit, 32 abstenuan dhe 7 (duke përfshirë Rusinë) votuan kundër. Votimi i Kombeve të Bashkuara erdhi një ditë para përvjetorit të parë të pushtimit. Vota e OKB kërkoi paqe sa më shpejt të jetë e mundur.

Rezoluta riafirmoi mbështetjen për "sovranitetin" e Ukrainës dhe "integritetin territorial", duke refuzuar çdo pretendim rus për pjesët e pushtuara të vendit. Kjo pasi në shtator, deputetët në Moskë votuan të aneksojnë në mënyrë të paligjshme 4 rajone të Ukrainës.

OKB gjithashtu kërkoi "që Federata Ruse menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të tërhiqte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht" dhe apeloi "për ndërprerje të armiqësive".

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por mban peshë politike. Rezoluta u miratua në mënyrë dërrmuese nga shumica e kombeve, por kishte disa abstenime të dukshme. Kina, India, Irani dhe Afrika e Jugut ishin midis 32 vendeve që abstenuan. 7 vendet që votuan kundër ishin Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Mali, Nikaragua dhe Siria. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI