Flash

Në Kosovë dhe Bosnje sot votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve

Lapsi.al 23 February 2023
Në Kosovë dhe Bosnje sot votohet marrëveshja për njohjen e

Në Kuvendin e Kosovës dhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës pritet të votohet sot marrëveshja e lëvizjes së lirë me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

Më 8 shkurt, Qeveria e Kosovës kishte miratuar këtë marrëveshje, ndërsa e njëjta pritet të ratifikohet sot në Kuvend. Ndërsa, nëse marrëveshja miratohet sot në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim Parlamentin boshnjak.

Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja. Radio Evropa e Lirë, vitin e kaluar solli rrëfimet e disa qytetarëve, të cilët thanë se po presin që të ndodhë heqja e vizave, pasi kjo do të nënkuptonte për ta “fundin e agonisë”.

Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.

Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës. /REL/

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Vlorë, disa të shoqëruar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia kanë zbarkuar kët të enjte në Vlorë. Bëhet me dije se FNSH dhe efektivët po kryejnë kontrolle të befasishme në disa b...

10:49

Sot opozita në protestë para Parlamentit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten me fuqinë më të madhe përpara parlamentit, aty ku 23 deputetë të opozitës ...

08:03

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI