Flash

Mjekët britanikë hetojnë vdekjen e stjuardesës së Air Albania

Lapsi.al 23 February 2023
Mjekët britanikë hetojnë vdekjen e stjuardesës së Air

Një anëtare e ekuipazhit Air Albania ndërroi jetë pak pasi avioni i saj i nisur nga Tirana u ul në aeroportin Stansted të Londrës në fund të vitit të kaluar. Greta Dyrmishi, 24 vjeç vdiq papritur më 21 dhjetor 2022. Pas uljes, asaj i ra papritmas të fikët. Kolegët i dhanë ndihmën e shpejtë dhe kryen CPR. Fatkeqësisht kjo nuk ishte e mjaftueshme për t'i shpëtuar jetën dhe ajo ndërroi jetë pak më vonë.

Këtë të mërkurë ka pasur një deklaratë të mjekëve britanikë që kanë kryer një hetim të rastit. Shërbimit i Ambulancës Lindore të Anglisë tha se dy automjete u dërguan në vendin e ngjarjes. Michelle Brown, mjeke ligjore e zonës për Essex, tha se vdekja e Gretës do të vazhdonte t’i nënshtrohej një hetimi më të plotë.

“Kjo 24-vjeçare ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria. Ishte në pistë kur u duk se i ra të fikët dhe aty iu dha ndihma e parë bazë. 10 minuta më vonë nuk kishte puls dhe për këtë iu bë CPR. Mjekët që e trajtuan konfirmuan më pas se ajo kishte vdekur. Shkaku i vdekjes së saj deri tani mendohet se është Sindroma e Vdekjes së Papritur të të Rriturve” – tha mjekja.

Sindroma e Vdekjes së Papritur të të Rriturve, e njohur edhe si SADS u atribuohet rasteve kur një person nën moshën 40 vjeç pëson një vdekje të papritur pa një shkak të njohur. SADS shkaktohet nga një arrest kardiak kur zemra pompon me shpejtësi dhe trupi humbet funksionin e zemrës, frymëmarrjen dhe vetëdijen. SADS shpesh referohet edhe si sindroma e vdekjes së papritur aritmike.

Nëse aritmia nuk diagnostikohet dhe trajtohet, ajo mund të çojë në arrest kardiak. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se SADS shkaktohet nga një gjendje e zemrës që ndërhyn në sistemin elektrik të saj. SADS nuk është e njëjtë me atakun në zemër (i quajtur edhe infarkt miokardi) pasi nuk shkaktohet nga një bllokim, por nga një aritmi. Të tilla vdekjesh u vunë re për herë të parë në vitin 1917 megjithatë, ka shumë të ngjarë ato të kenë ndodhur edhe më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mesazhi i koduar i Ramës nga Japonia

Kryeministri Edi Rama vijon një vizitë 5-ditore në Japoni ku këtë të mërkurë ka pasur edhe një takim me homologun e tij. Megjithatë nga Japonia e largët kreu...

20:41

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI