Flash

Meta: Kemi buxhet më të lartë se Kosova, por japim më pak ndihmë ekonomike

Lapsi.al 23 February 2023
Meta: Kemi buxhet më të lartë se Kosova, por japim më pak

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e forcës së tij politike në qytetin e Elbasanit, ku ka prezantuar edhe kandidatin e opozitës për këtë bashki, deputetin Luçiano Boçi.

Meta u ndal në disa prej problematikave të këtij qyteti, ku u ndal edhe tek bandat kriminale.

Meta: Elbasani ndodhet e parafundit kushtet e jetesës, varfërinë. Elbasani që është 20 minuta larg Tiranës, për shkak të tunelit të ndërtuar nga i madhërishmi Sali Berisha. Këtu mbizotërojnë bandat që i mbështet qeveria e krimit. 75 mln euro ishte për t’u bërë rruga e Arbrit. Ka vajtur 350 mln euro dhe nuk ka sy për të mbaruar ajo. Atje po vriten njerëz në aksidente dhe probleme. Nuk po përmend rrugë të tjera. Aq miliardë euro sa janë marrë borxhe, do ishin bërë rrugë nga Tirana në Londër.

Ja ku jemi. Nuk do krahasohemi as me Britaninë dhe Austrinë. Kemi Kosovën, shumica e qytetarëve janë shqiptarë. Buxheti ynë për 2021, 4.9 mld euro, i tyre 2.5 mld. Ndihmë ekonomike në Shqipëri, një familje ka përfituar 58 euro në muaj, ndërsa në Kosovë ka marrë 100-120 euro në muaj. Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë është 300 euro. Ndërsa në zonat rurale në Shqipëri është 79 euro. Fitorja e padiskutueshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI