Flash

Berisha: SPAK është seksioni juridik i PS-së

Lapsi.al 23 February 2023
Berisha: SPAK është seksioni juridik i PS-së

Sali Berisha e quan SPAK-un, si institucion juridik të Partisë Socialiste! I pyetur nga gazetarja Danjela Maloku, në lidhje me thirrjen e aleatit të tij Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA, kohë kur Berisha ka qenë kryeministër, tha se SPAK nuk heton, por është institucion juridik i PS-së.

‘SKAP-i partisë është seksioni juridik i PS. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri më sot. Është kryer një veprimtari e paparë në shekuj, mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij personal Dorian Duçka dhe nga miku i tij Agron Neza. Një nga ata prokurorë për ti hapur çështjen dhe për ti vendosur hekurat në duar Edi Ramës. Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte heroin e popullit shqiptar. Kush e di? Spak hesht para gjitha këtyre! SPAK hesht kur abazhurët dhe muret e restoranteve të Tiranës dëshmojnë dhe flasin për gjobat që dy lejtëntët e Edi Ramës Dorjan Duçka dhe Neza që vendosin ndaj biznesmenëve shqiptar. SPAK nuk heton. Nuk ekziston. Si mund të padis unë kriministër!’ tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI