Flash

Berisha: Mediat po tentojnë të fshehin aferën “Rama - McGonigal”

Lapsi.al 23 February 2023
Berisha: Mediat po tentojnë të fshehin aferën “Rama -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama se po tenton me çdo kusht aferën “McGonigal”.

“Ka një muaj që ka shpërthyer njëra nga aferat më të mëdha të shekullit, afera Rama-McGonigal dhe publicitet në botë ka marrë më shumë se Deripaska-Gonigal. Në fund të fundit prapa Deripaskës qëndron Putini, një armik i vjetër i SHBA që kanë bërë dhe bëjnë përpjekje për ti rekrutuar njerëzit për interesa të tyre.

Por kur e bën Shqipëria një akt të tillë, karakteri armiqësor i këtij akti bëhet shumë herë më i madh, sepse e bën një partner, një vend mik, pavarësisht se në një akt të tillë i fut një thikë në zemër, një thikë të tmerrshme në palcë marrëdhënieve mes dy vendeve” – tha Berisha.

“Ndodhin të gjitha këto dhe prapë po të dëgjosh mediat, qytetari shqiptar duhet të përqendrohet mirë sepse këtu ka një diktaturë, diktatura e relativizmit, fshehjes, zbehjes, e maskimit të së vërtetës” – tha Berisha që i mëshoi edhe një tezës së tij të rvolucionit.

“Ne jemi në një revolucion dhe unë prapë do të ndalem këtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term. Unë kam mirëkuptim për ata që më pyesin, por pse e përdor unë? Sepse ne kemi një regjim monist, monist, që ka vendosur sistemin de facto të eliminimit të votës.

Ju që të gjithë e njihni procesin elektoral. Por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti drejton një forcë politike e matesh me mua, unë me një logjistikë 100-herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive se zgjedhjet kanë një kusht themelor; lojtar në kushte të barabarta” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI