Flash

Bardhi kërkesë Nikollës: Largoni Gardën nga salla, ktheni Kuvendin në normalitet

Lapsi.al 23 February 2023
Bardhi kërkesë Nikollës: Largoni Gardën nga salla, ktheni

Prezenca e Gardës së Republikës në Kuvend shkaktoi debat mes kryetares së Kuvendit dhe deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Ky i fundit iu drejtua kryeparlamentares të largojë Gardën dhe të kthejë Kuvendin në normalitet, ndërsa i kujtoi se po shkel rregullore.

Ai theksoi se garda ndërhyn në Kuvend vetëm atëherë kur cenohet integritetit fizik i deputetëve. Sipas tij, në Kuvend nuk ka asnjë sjellje agresive dhe se Garda nuk duhet të jetë prezente.

“Po del në pension dhe nuk ke lexuar akoma rregulloren e Kuvendit. Garda hyn në sallë kur cenohet integriteti fizik I deputetëve. Ti duhet të kthesh normalitetin në seancën plenare, është detyrimi juaj sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Nuk ka këtu asnjë rrezik për konflikt fizik, s’ka ndërmend njeri të prek askënd me dorë. Urdhëroni daljen jashtë të Gardës, përndryshe seanca është në anormalitet, për shkakun tuaj”, tha ai.

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Vlorë, disa të shoqëruar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia kanë zbarkuar kët të enjte në Vlorë. Bëhet me dije se FNSH dhe efektivët po kryejnë kontrolle të befasishme në disa b...

10:49

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI