Flash

13 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

Lapsi.al 23 February 2023
13 të arrestuar në Tiranë, zbardhen akuzat

13 persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vihen në pranga 13 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim Kristi Dako, 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Përndjekja".

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- E. N., 27 vjeç, pasi duke lëvizur me monopatinë elektrike, ka aksidentuar shtetasin S. S., 76 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- M. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, në një ambient që ka në administrim, ka ndërtuar në hapësirën publike, një strukturë metalike dhe një tendë elektrike, pa lejen e organeve kompetente;

- K. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke luajtur lojëra fati, me aparat celular, në një lokal, në Rrugën e Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- B. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- L. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

- S. Ç., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI