Flash

Zbulohet një varrezë me 751 fëmijë në Kanada

Lapsi.al 22 February 2023
Zbulohet një varrezë me 751 fëmijë në Kanada

Kërkimet me radarë kanë zbuluar praninë e 17 gropave që mund të përmbajnë trupat e 751 fëmijëve nga komunitetet indigjene në një varrezë pranë një ish-shkolle rezidenciale katolike në Kanada. Varreza është zbuluar pranë ish-Shkollës Rezidenciale Indiane Alberni.

Më shumë se 150 mijë fëmijë vendas u detyruan të hynin në shkollat e krishtera të financuara nga shteti prej shekullit të 19-të deri në vitet 1970. Mijëra prej tyre vdiqën në rrethana të dyshimta. Fëmijët u morën nga familjet e tyre në një përpjekje për t'i izoluar ata nga ndikimi i kulturës së tyre.

Qëllimi ishte që fëmijët të krishteroheshin me qëllim asimilimin e kulturës vendase. Pak kohë më parë qeveria kanadeze pranoi keqtrajtimin dhe abuzimin fizik e seksual ndaj këtyre fëmijëve. Ata rriheshin sepse flisnin gjuhën e tyre amtare.

Abuzimi dhe izolimi i tyre shihet nga udhëheqësit indigjenë si shkaku kryesor i shkallës së epidemisë së varësisë ndaj alkoolit dhe drogës në këtë komunitet. Në prill të vitit të kaluar, Papa Françesku kërkoi falje për krimet e kryera nga Kisha. Në korrik ai udhëtoi për në Kanada ku u takua vetë me përfaqësues të komuniteteve indigjene. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mesazhi i koduar i Ramës nga Japonia

Kryeministri Edi Rama vijon një vizitë 5-ditore në Japoni ku këtë të mërkurë ka pasur edhe një takim me homologun e tij. Megjithatë nga Japonia e largët kreu...

20:41

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI