Flash

Rrëfimi rrëqethës i të dashurës së shqiptarit të vrarë në Mykonos: Të dua grindaveci im, më prit se po vij

Lapsi.al 22 February 2023
Rrëfimi rrëqethës i të dashurës së shqiptarit

Një shqiptar u ekzekutua me plumb në kokë pak ditë më parë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek. Ditën e sotme, mes lotësh, është rrëfyer e dashura e 34-vjeçarit, me të cilën ishte në lidhje prej dy vitesh me të riun.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes.

“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka.

Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.

Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr mes tyre, për arsye banale.

Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, tregon ajo më zërin që i dridhej.

Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: "Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!”

Të këshilluara

Një emër tjetër për Asociacionin?

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret n...

19:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI