Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

PD: Rama shfajësoi 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme, "Hakmarrja për Drejtësi"

Lapsi.al 22 February 2023
PD: Rama shfajësoi 10 anëtarë të bandës më të

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka denoncuar vendimin e sotëm të drejtësisë së re për të shfajësuar grupin kriminal ‘Hakëmarrja për Drejtësi’ nga veprat penale që ata kanë kryer ndër vite në Shqipëri. Në deklaratën e bërë nga selia blu, Garo ka theksuar se me këtë vendim, Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të rënda.

Deklarata e plote e Garos

Hakmarrja për Drejtësi, grupi që ka në repertorin e tij nga aktet terroriste te krimet kundër individëve dhe atentatet me agjende politike, është shfajësuar nga Gjykata e Lartë.

Ky është një zhvillim ogurkeq, që hedh dritë mbi reformën në drejtësi dhe integritetin e saj, por më shumë dhe më dhimbshëm se kaq, mbi sigurinë publike, rendin kushtetues dhe garancinë e jetës dhe biznesit.

Pa harruar më të rëndësishmen: inkriminimin e politikës, shuarjen e asaj vije të hollë që ndan krimin nga politika, mungesa e së cilës ka prodhuar ato vende që njihen si ‘republika bananesh’ apo oligarki politike alla-Putin.

Hakmarrja për Drejtësi ka qenë kundërshtar i rreptë i shtetit sa herë në Shqipëri ka pasur një të tille, dhe mik i pushtetit sa herë ky ka kapur shtetin, siç ndodh në erën që mban erë të Edi Ramës.

Për publikun, një apel: mos u gënjeni se krimi i organizuar, meqë ka veshur kostum të shtrenjtë, nuk kthehet te rrugët e vjetra të terrorit!

Siç thotë populli: ujku ndërron qimen, por nuk e harron zakonin!

Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të renda.

Kjo organizatë kriminale, më e madhja në vend në vitet 1992-1996, është përgjegjësi për një sërë veprash kriminale për të cilat u dhanë edhe dënime të përjetshme.

Ndër to numërohen vrasje, grabitje me armë me pasojë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, plagosjen, grabitjen e fëmijëve, pengmarrje, gjobëvënie, vendosje eksplozivi, vrasje të efektivit të policisë, etj.

Ne duhet të alarmohemi nga ky shfajësim i terrorit, të jemi në këmbë, në parlament dhe në sheshe, demokratë, socialistë e të paparti.

Nesër para parlamentit dhe me 3 mars para kryeministrisë, t’i tregojmë shtetit të kapur se pushteti dhe Shqipëria janë të shqiptarëve.

Edi Rama dhe Rilindja nuk mund të shfajësojnë terrorin dhe të terrorizojnë qytetaret, pa u hyre gjemb në këmbë.

Shfajësimi i Hakmarrjes për Drejtësi duhet të shndërrohet në Drejtësi që merr hak për të gjithë ata që, si Pushteti, si Drejtësia e re, i hedh në gojë të ujqërve të krimit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI