Flash

Kalendari favorizon Tiranën, organika Partizanin: ja si ndikon mesjava e Kupës para derbit

Lapsi.al 22 February 2023
Kalendari favorizon Tiranën, organika Partizanin: ja si ndikon mesjava e

Tre pikë avantazh që duhen ruajtur me cdo kusht, në mos thelluar edhe më shumë. Në vigjilje të përplasjes në derbin me Partizanin, që mund të thotë shumë për titullin, ky është qendrimi te Tirana. Bardheblutë i kanë të qarta idetë dhe, në krahasim me të kuqtë, në ndihmë i vjen edhe kalendari.

Mes ngjeshjes së ndeshjeve mesjava e Kupës së Shqipërisë i jep luksin Orges Shehit të ketë mundësinë të freksojë skuadrën. Kjo nuk vlen për italianin Colella, kur të zgjedhë formacionin për sfidën e 1 marsit në vajtjet e çerekfinaleve. E thënë më ndryshe, bardheblutë në letër kanë kalendarin më të mirë në raport me ndjekësin direkt. E Shehi do të tentojë ta shfrytëzojë në maksimum.

Në javën e 23, kryesuesit e kampionatit do të presin Teutën në shtëpi. Një përplasje sigurisht më komode se të luash transfertën e Kukësit, edhe pse të dyja skuadrat janë në zonën e rrezikut. Bardheblutë e dinë mirë se përballë tyre mbërrin një skuadër që në 9 ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje. Teuta, për më tepër, i kanë mundur në fazën e dytë 1-0. Por kampionati dihet nuk ka më ndeshje të lehta dhe për të pretenduar distancimin nga ndjekësit Tirana duhet të fitojë.

DIFERENCA NË MESJAVËN E KUPËS

Favori pastaj, nëse mund të quhet i tillë i një skuadre pa shumë pankinë, është se në mesjavën e Kupës kryeqytetasit luajnë me Kastriotin e vendit të fundit. Kalendari, nga ana tjetër, të kuqtë i përplas me Vllazninë. Rivalë për titull e ambicjozë për Kupën, ajo në Shkodër nuk ka si të jetë e lehtë.

Lexo më tej:Tirana, kryesuesit kanë pankinën më të shkurtër në Superiore: kundër Kastriotit nga 6 në stol, 4 ishin të rinj

Shehi mund të bëjë ndryshime përballë një kundërshtari si Kastrioti. Më shumë se te Kupa, krutanët duhet të mendojnë për përpjekjet titanike që i duhen për të shpëtuar. Colella, nga ana tjetër, pavarësisht se ka pozicione të dubluara, vështirë se mund të dëshirojë të rrezikojë. Kështu, në vajtjen e cerekfinales, asnjë eksperiment për italianin. Dy transferta radhazi për të e pastaj derbi kryeqytetas. Tirana shpreson që në sfidën titull të ketë komoditet renditje e pikësh. Pa harruar pastaj se Partizani do të ketë një triadë përplasjesh radhazi me rivalët: dy me shkodranët e derbin me Tiranën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI