Flash

Darka Rama McGonigal kushtoi 10 mijë dollarë

Lapsi.al 22 February 2023
Darka Rama McGonigal kushtoi 10 mijë dollarë

Alison Guerreiro ish e dashura e zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal ka pohuar se ajo është pyetur nga drejtësia amerikane lidhur me parëdhënien e ish partnerit të vet me kryeministrin Edi Rama. "Në fund të nëntorit të vitit 2021, ata trokitën në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB" tha ajo në një intervistë për rrjetin amerikan, One America News. E pyetur nga gazetarja Caitlin Sinclair ajo tregoi edhe një detaj të panjohur deri tani për darkën e Ramës me agjentin e FBI-së: "Charlie më tha, ndonëse nuk e di a mund t’i besoj më ato që më thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”.

LEXO ME TEJ: “Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë” 

Rrëfimet e Alison Guerreiro lënë shumë gropa dhe mes tyre ka tepër mospërputhje. Keshtu ne fillim ajo deklaroi per Euronews se Rama dhe  ish i dashuri i saj kishin darkuar ne nje restorant te shtrenjte. Por ama ta ne se fundi precizoi çmimin e darkes dhe emrin e restorantit. Por pavaresisht nga keto pirueta mediat amerikane vazjdojnë të kenë interes për të. 

Për One America News ajo tha: “Isha shumë e befasuar, shumë e zhgënjyer. Ishte e lehtë për të të më tradhonte mua, familjen e tij, Por nuk e mendoja kurrë se do tradhtonte vendin e tij. Besoj se ai është tradhtar,” tha ajo.

Allison tha se në emailin që i kishte dërguar për FBI, ku shprehu për herë të patë dyshimet për ish bashkëshortin, ajo nuk e përdorte termin tradhtar. “U thashë të shihnin punët që po bënte në Shqipëri,” tha ajo.

“Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, sigurisht nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”, vazhdoi Guerriero.

Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën 

E pyetur se a ka aktorë të tjerë janë të përfshirë dhe se a do e hetojë FBI deri në fund këtë skandal, Guerriero tha se sigurisht ka edhe të tjerë, duke shtuar se FBI do i shkojë deri në fund pasi ‘ata duan të rikthejnë besueshmërinë’.

“Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet”.

“Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen,” tha Guerriero.

 

 

Të këshilluara

Analiza/Si po luan Vuçiç me perëndimin

Nga Marion Kraske* Aleksandar Vuçiç ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slo...

10:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI