Flash

Çmimi i patentave, Shqipëria më e shtrenjta në krahasim me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë

Lapsi.al 22 February 2023
Çmimi i patentave, Shqipëria më e shtrenjta në krahasim me

Ndryshimi i çmimit të marrjes së një patente shkaktoi reagime të shumta. Vlera prej 85 mijë lekësh, u vendos pas një marrëveshje, mes shoqërive të interesit dhe Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kjo shumë u konsiderua e lartë, duke hedhur akuza ndaj DPSHTRR. Megjithatë, Blendi Gonxhe, drejtuesi i këtij institucioni si dhe pjesëtarë të shoqatës së autoshkollave, thanë se këto kosto janë shtesë për shkak të zgjatjes së programit të teorisë dhe praktikës.

Euronews Albania bëri një krahasim me vendet fqinje, ku rezulton se Shqipëria me tarifat e reja e ka me të lartë çmimin bazë për pajisjen me një patentë sesa disa nga vendet e rajonit.

Në Kosovë, ky kurs kushton 574 euro, përfshirë certifikatat shëndetësore e deri tek aplikimi për marrjen e kartës.

Në Maqedoninë e Veriut, një i ri për vetëm 520 euro, mund të marrë patentën për klasin B.

Por nëse bëjmë një krahasim me Italinë dhe Greqinë, vende anëtare të Bashkimit Europian, shifra është shumë herë më e lartë. Kursantët duhet të paguajnë mbi 1000 euro, për teorinë dhe praktikën.

Serbia është një nga vendet e rajonit që ka çmimet më të larta të marrjes së patentës, por sërish nuk e kalon Shqipërinë. Kostoja për trajnimin e plotë të një shoferi të ri në teori dhe praktikë është rreth 630 euro./Euronews

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI