Flash

Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit (VIDEO)

Lapsi.al 22 February 2023
Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit (VIDEO)

Presidenti amerikan Joe Biden duket se ka pasur sërish probleme me ruajtjen e ekuilibrit mbrëmjen e së mërkurës kur po ngjiste shkallët e Air Force One për t’u kthyer nga Polonia për në shtëpi.

80-vjeçari duket se u pengua në gjysmë të shkallëve për në aeroplan. NYPost citon se presidenti u ngrit shpejt dhe vijoi për tek dera me hapa të nxituar.

Kjo është të paktën hera e tretë që presidenti rrëzohet teksa përpiqet të hipë në Air Force One. Në mars 2021, Biden u pengua dy herë përpara se të mbërrinte në bord teksa përpiqej të nisej për në Gjeorgji. Në atë kohë, zëvendës-sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, fajësoi erën e fortë për rënien e Presidentit.

Në maj të vitit të kaluar, Biden u duk se humbi për pak kohë ekuilibrin e tij teksa ngjiste shkallët e Air Force One në bazën e Forcave Ajrore Andrews. Në atë rast, komandanti i përgjithshëm e kapi veten në kohë për të parandaluar rrëzimin dhe u kap fort pas parmakut me dorën e djathtë.

Një muaj më pas presidenti u lëkund përsëri teksa ngjiste shkallët përpara se të fluturonte për në Los Anxhelos. Biden u kthye në Uashington të mërkurën mbrëma pas një vizite tre-ditore në Evropën Lindore për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus.

Si presidenti më i moshuar që ka pasur SHBA, rrëzimet e Biden janë përdorur shpesh nga republikanët si dëshmi se ai nuk është as fizikisht dhe as mendërisht i aftë për detyrën. Biden iu nënshtrua një ekzaminimi fizik javën e kaluar.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Kevin O'Connnor vuri në dukje në një raport prej 5 faqesh se presidenti ka një ecje të ngadaltë për shkak të "artritit të shtyllës kurrizore, artritit të lehtë të këmbës pas thyerjes që pati dhe një neuropatie të lehtë periferike ndijore tek këmbët.”

O'Connor, i cili nuk doli të marrë pyetje nga media, nuk bëri asnjë vlerësim në raportin e tij për gjendjen njohëse të presidentit, të cilën e kanë kërkuar disa republikanë në Kongres muajt e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mesazhi i koduar i Ramës nga Japonia

Kryeministri Edi Rama vijon një vizitë 5-ditore në Japoni ku këtë të mërkurë ka pasur edhe një takim me homologun e tij. Megjithatë nga Japonia e largët kreu...

20:41

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI