Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Berisha: Shqiptarët të bashkohen nesër para Parlamentit

Lapsi.al 22 February 2023
Berisha: Shqiptarët të bashkohen nesër para Parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se çështja McGonigal duhet të jetë objekt i një hetimi të thellë. Gjithashtu u shpreh se veprimtaria Rama-gate është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas tij e vërteta është e thellësinë e saj dhe se ka krime të shumëllojta.

I ndalur tek protesta e paralajmëruar ditën e nesërme në orën 10, Berisha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarëve të bashkohen para parlamentit.

“Ky është krimministër. Bllokon parlamentin, nuk lejon komisione hetimore parlamentare. Nuk pranon interpelancë, refuzon pyetjet që deputetë të opozitës kërkojnë për të tretën javë. Duhet të merremi bashkë për të zgjidhur problemet. Datën e fundit që di unë është data 20 maj e vitit 2022,. Kjo nuk do të thotë se pas majit nuk ka vazhduar ky gjah i turpshëm. Kjo është një ngjarje që nuk mund të kapërcehet kurrë. Studentët e Ekuadorit u derdhën në rrugë dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Por tek ne bëhet fjalë për një, kriministër që porosit për vrasjen e opozitës”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Berisha theksoi se dosja Rama-McGonigal po bëhet gjithnjë e më e rëndë, sipas tij menaxher i saj direkt është Edi Rama.

“Dosja shqiptare Rama-McGonigal, por bëhet gjithnjë e më e rëndë. Duçka me pasaportë diplomatike, adresë qeveritare, transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë apo të vërtetë që do të dëshmonin kundër opozitës në hetimin privat që McGonigal kishte urdhëruar. McGonigal për llogari të miqve të ngushtë të Edi Ramës, arrinte të angazhonte edhe Prokurorë. Rama ka frikë nga hetime dhe gënjen kur thotë nuk ka qenë. Por unë i them se ka qenë dhe se me asgjë nuk e fsheh dot. Këto duan hetim dhe vetëm hetim. Habia shumë e madhe është se çfarë i shurdhoi dhe i verboi. I bëj thirrje DASH dhe vetë FBI të hetojë me imtësi të gjitha këto akte dhe veprime. Një gjë është e sigurt që McGonial, Agron Neza, Dorja Duçka, ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma , shërbime etj…Si ndodhi veprimtaria e tyre për 5 vite me radhë. Thonë që Helidoni është viktimë se i pa. Por ai duhet të flasë, duhet të vijë këtu në Komision , por po të dojë edhe në Kongresin Amerikan të dëshmojë , të ndihmojë. Një veprimtari nga më mafiozët, e bëri zyra kryeministrit të Shqipërisë. Tejkalon edhe imagjinatën hollivudiane. Edi Rama nuk do të shpëtojë , prapa diellit të shkojë, por shqiptarëve do t’i thotë gjithçka. I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen para parlamentit”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI