Flash

Aksident i rëndë në Kosovë, 4 viktima dhe 2 të plagosur

Lapsi.al 22 February 2023
Aksident i rëndë në Kosovë, 4 viktima dhe 2 të plagosur

4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mjaft të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të Shtimes. Mediat e Kosovës citojnë burime zyrtare nga policia e rajonit të Ferizajt. Sipas këtyre burimeve, rreth orës 19:15 kanë qenë 3 automjete që janë përplasur me njëri – tjetrin.

Përplasja ka qenë mjaft e rëndë dhe për pasojë 4 persona kanë humbur jetën ndërsa janë plagosur edhe 2 të tjerë. Drejtori i Spitalit të Ferizajt tha se një grua shtatzënë dhe bashkëshorti i saj janë dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

Mësohet se të dy janë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti. Drejtori i Spitalit, tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer. Ai bëri të ditur se një nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Në vendin e ngjarjes ka shkuar prokuroria e cila po heton për rrethanat e aksidentit.

Sipas autoriteteve, të katër viktimat kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtën makinë. Sipas të dhënave paraprake makina e viktimave është përplasur me makinën e të plagosurve ndërsa një automjet i tretë ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mesazhi i koduar i Ramës nga Japonia

Kryeministri Edi Rama vijon një vizitë 5-ditore në Japoni ku këtë të mërkurë ka pasur edhe një takim me homologun e tij. Megjithatë nga Japonia e largët kreu...

20:41

Një emër tjetër për Asociacionin?

Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jetë njëetnik dhe ta ndryshojë emrin, në mënyrë që të merret n...

19:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI