Flash

Dhunimi i Petraq Milos në kufi/ Reagime të ashpra në Mal të Zi

Lapsi.al 21 February 2023
Dhunimi i Petraq Milos në kufi/ Reagime të ashpra në Mal të

Policia në Mal të Zi njoftoi se videoja e publikuar në rrjetet sociale më 21 shkurt, në të cilën shfaqet keqtrajtimi i një shtetasi shqiptar nga pjesëtarë të Policisë malazeze, është incizuar më 15 janar. Incidenti, sipas autoriteteve, ndodhi në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.

“Lidhur me këtë ngjarje janë ndërmarrë masa dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjen e përmendur dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”, - u tha në njoftim.

Më 16 janar, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, partia e Mehmed Zenkës, tha se një pjesëtar i Policisë së Malit të Zi kishte “keqtrajtuar një shtetas shqiptar”. Së bashku me këtë njoftim, kjo parti prezantoi edhe një video të publikuar nga mediat shqiptare, duke kërkuar nga autoritetet që të zbulojnë se çfarë kishte ndodhur në pikëkalimin kufitar.

“Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve u bënë thirrje organeve kompetente dhe kryeministrit [të Malit të Zi, Dritan] Abazoviq që të ndërmarrin masat e duhura për të ndriçuar situatën e përdorimit të forcës nga Policia ndaj personave të paidentifikuar dhe për të sqaruar urgjentisht këtë situatë”, u tha në njoftim.

Videoja është publikuar nga mediat shqiptare më 15 shkurt dhe nga Podgoricki vremeplov në Podgoricë pasditen e 21 shkurtit. Këto janë dy video të ndryshme të së njëjtës ngjarje, por videoja e dytë është më e gjatë dhe më e qartë, pasi është filmuar nga afër.

Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet se si një burrë nga automjeti u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”. Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina shtetasin e huaj.

Më 21 shkurt, partia Alternativa Shqiptare tha se ky ishte “një incident i tmerrshëm, shkatërrues për Malin e Zi” ndodhi pak ditë para mbledhjes së planifikuar të përbashkët të dy qeverive. Qeveria shqiptare dhe ajo malazeze do të mbajnë një mbledhje të përbashkët të hënën, më 27 shkurt.

Alternativa Shqiptare, partia e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, dënoi ashpër incidentin që ndodhi në pikën kufitare të Sukobinës në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Sipas deklaratës së lëshuar nga partia Alternativa, cak i këtij incidenti ishte Petraq Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar për financa publike dhe politika monetar i kryeministrit të Shqipërisë. /REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI