Flash

VIDEO/ Tërmetet e sotme shembin ndërtesa të tjera në Turqi, ka njerëz nën rrënoja

Lapsi.al 20 February 2023
VIDEO/ Tërmetet e sotme shembin ndërtesa të tjera në Turqi,

Dy tërmete të reja të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 janë regjistruar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Guvernatori i provincës turke të Hatay tha se njerëz të tjerë janë zënë nën rrënojat e shtëpive që u shembën nga këto tërmete.

Lëkundjet u ndjenë jo vetëm në Siri, por edhe në Liban, Irak, Izrael dhe Rripin e Gazës. Bilanci i fundit i tërmetit të 6 shkurtit vetëm në Turqi është mbi 41 mijë viktima. Tërmeti i parë i kësaj të hëne ndodhi rreth orës 20:04 (me orën lokale) në zonën Samandakh, rreth 20 kilometra nga kufiri me provincën siriane të Latakias, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave. Goditja e dytë ndodhur 3 minuta më pas në të njëjtën provincë.

Sipas raportimeve nga mediat turke, dy lëkundjet ndodhën ndërkohë që vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave dhe heqjen e mbeturinave nga dy tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë, të cilët më 6 shkurt shkatërruan 11 provinca turke ku u goditën 72 qytete dhe fshatra në Turqi dhe Sirinë fqinje.

“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, - tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t'i ndihmuar. “CNN Turk” raportoi se një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit.

"Deri më tani ka pasur 6414 pasgoditje që nga 6 shkurt. Dua t'ju kujtoj edhe një herë se qytetarët e kanë të ndaluar të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme për të larguar mallrat” – tha një nga zyrtarët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid i merr jetën gruas nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin rreth situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit, ku mësohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër është infektua...

19:23

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI