Flash

Pamje të frikshme nga tërmeti sot në Turqi/ 3 viktima dhe mbi 200 të plagosur

Lapsi.al 20 February 2023
Pamje të frikshme nga tërmeti sot në Turqi/ 3 viktima dhe mbi 200
3 persona humbën jetën si pasojë e 9 lëkundjesh tërmeti këtë të hënë në Turqinë jugore në kufi me Sirinë. Dy prej lëkundjeve ishin mjaft të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën provincën Hatay. Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se veç 3 jetëve të humbura ka edhe 213 të plagosur dhe që janë dërguar në spital. Kanë rinisur operacionet e kërkimit në 3 ndërtesa të shembura. Mes viktimave është një grua që humbi jetën nga rrëzimi i një blloku betoni që i ra në kokë në qytetin e Samandag. Të lënduar janë shënuar edhe në Siri, në Alepo dhe Idlib. Lëkundjet u ndjenë jo vetëm në Siri, por edhe në Liban, Irak, Izrael dhe Rripin e Gazës. “Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, - tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t'i ndihmuar. “CNN Turk” raportoi se një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit. "Deri më tani ka pasur 6414 pasgoditje që nga 6 shkurt. Dua t'ju kujtoj edhe një herë se qytetarët e kanë të ndaluar të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme për të larguar mallra” – tha një nga zyrtarët. Nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8 që tronditi të njëjtën zonë më 6 shkurt, 41 mijë njerëz vdiqën në Turqi dhe rreth 6 mijë në Siri. Më shumë se 1 milion njerëz kanë mbetur të pastrehë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI