Flash

Vizitorja rrëzon pa dashje veprën e artit 42 mijë USD

Lapsi.al 19 February 2023
Vizitorja rrëzon pa dashje veprën e artit 42 mijë USD

"Ju lutemi mos e prekni veprat e artit". Shpesh na vjen në mendje pse ky paralajëmrim është ende i nevojshëm në galeritë e artit në mbarë botën. Dashamirësit e artit në Miami u shokuan të enjten mbrëma, kur një koleksioniste rrëzoi aksidentalisht në tokë një skulpturë me vlerë 42 mijë dollarësh të artistit amerikan, Jeff Koons. Vizitorja e goditi atë me gisht, thanë dëshmitarët në ngjarje.

Statuja, një nga veprat ikonë të “qenve balonë” të Koons u thye në copa të vogla dhe u desh të fshihej me fshesë nga stafi i galerisë. Aksidenti ndodhi gjatë natës ekskluzive të hapjes vetëm me VIP-a të Art Wynwood, një panair arti bashkëkohor që mbahet çdo vit në Miami të Floridas. Artisti vendas Stephen Gamson tha për Miami Herald se po e admironte skulpturën, kur një "grua e moshuar" e goditi atë, duke e rrëzuar nga piedestali. Në fillim ai mendoi se ishte pjesë e një performance, por shpejt e kuptoi se kishte qenë një aksident.

Smashed statue

"Kur ajo ra në tokë, ishte si një aksident automobilistik që tërheq një turmë të madhe njerëzish në autostradë" - i tha Gamson gazetës. Për fat të mirë për gruan, skupltura mbulohet nga siguracioni, tha Bénédicte Caluch, një këshilltar arti me galeritë e Arteve të Bukura Bel-Air që përfaqëson skulpturën. "Ishte një aksident!" – tha Caluch për Miami Herald. "Të gjithë erdhën për të parë se çfarë ndodhi." Ajo shtoi se gruaja që shkaktoi dëmin, e cila mbeti e paidentifikuar, ishte një koleksioniste arti.

"Jeta sapo u ndal për 15 minuta me të gjithë përreth," i tha New York Times, Cédric Boero, i cili gjithashtu punon për galeritë e Arteve të Bukura Bel-Air. Ai shtoi se një koleg foli me gruan, e cila i tha se ndihej "shumë keq" dhe se "thjesht donte të zhdukej". Por pavarësisht se është copëtuar në mijëra pjesë, ka ende interes për të blerë skulpturën e shkatërruar. Vetë Gamson ofroi ta blinte atë sepse, siç shkroi në llogarinë e tij në Instagram, "ka një histori vërtet interesante".

Artisti Jeff Koons, 68 vjeç, nuk ka bërë asnjë koment për incidentin. Gama e tij e skulpturave të “Qenve balonë” janë ndër veprat më ikonike të artit bashkëkohor dhe janë shitur për dhjetëra milionë dollarë. Disa janë të mëdha - deri në 3 metra - por “fatkeqi” ishte vetëm një qenush, me gjatësi 40 cm. Në vitin 2019, Koons bëri histori kur skulptura e tij “Lepuri” u shit në ankand për 91.1 milion dollarë çmimi më i lartë i shitjes ndonjëherë për një artist të gjallë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Covid-19/ 9 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 216 teste të kryera 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për CO...

18:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI