Flash

"Nuk është e sigurtë se fiton, që të rrezikosh me çdo mënyrë": Josa përligj pikën, Tetova “ra dakord"

Lapsi.al 19 February 2023
"Nuk është e sigurtë se fiton, që të rrezikosh me

"Të mos humbësh ndeshjen me një skuadër si Egnatia është mirë. Edhe pse nuk kishim ardhur për të barazuar ndeshjen. Skuadra ishte e vendosur sidomos në detyrat mbrojtëse ku nuk kishim probleme". Mirel Josa nuk arrin të mbajë hapin e dyshes kryeqytetase. Vllaznia tani është e detyruar të ndjekë sërisht vendin e dytë, ndërsa nga kreu e ndajnë tani 5 pikë. Tekniku nuk ka dashur të kërkojë alibi te mungesat, pavarësisht se e kanë diktuar në një farë mënyre formacionin. "Mundësitë këto ishin. Ju përmendët mungesat por jemi mësuar të luajmë me pengesa, se edhe Smajli doli jashtë loje gjatë javës. Jam i kënaqur me ata që luajtën, se jemi mësuar me mungesa gjithë kohës".

Josa në fund ka justifikuar edhe zgjedhjen për të mos kaluar në aventurë, në kërkim të golit të fitores: "Një ndeshje nuk është e sigurt që do ta fitosh, që të rrezikosh në çdo mënyrë. Kampionati është i gjatë. Të mos humbësh ka vlerë duke pasur parasysh kë ke përpara, apo kundër. Egnatia është skuadër që mund të të ndëshkojë në çdo moment. Ndaj jam i kënaqur me barazimin”, tha Josa pas ndeshjes.

Lexo më tej:Video/ Jackson ndalet nga shtylla: Egnatia ndal Vllazninë, por ishte më afër fitores

TETOVA: SKUADRAT “RANË DAKORD” PËR PIKËN

“Në fund skuadrat “ranë dakord” që loja po shkonte drejt barazimit. Por në kohën ku ndodhet kampionati, mendoj që një pikë është e vlefshme". Edlir Tetova vazhdon të grumbullojë pikë, edhe pse jo aq sa do të donte. Tekniku i Egnatias e ka të qartë se barazimi me Vllazninë ka peshë, pavarësisht se ishte më pranë fitores se shkodranët. "Normalisht ne kërkojmë apo përgatitim ndeshjen për tre pikët, ne ishim më afër. Por ashtu siç shkoi ndeshja, sidomos në pjesën e dytë, mendoj që kishim presingun shumë me mangësi. Si shkuan gjërat, jemi të kënaqur edhe me një pikë. Se siç i kemi parë ndeshjet e fundit, Vllaznia po kalon një formë shumë të mirë. Do shohim ndeshjen e radhës".

Një shpjegim edhe për rezultatet më të mira në transfertë se në Arena Egnatia: "Ekipi ka një ngërç, ka qenë gjithmonë një ngërç fusha në Rrogozhinë. Shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të bëjmë më mirë. Mbrojtja po shfaq siguri më të madhe, jemi të kënaqur, sot mungoi topi vertikal dhe mes linjave. Do të shohim përpara dhe përmirësojmë gjërat që në ndeshjen e ardhshme".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI