Flash

"I vogël e i brishtë, të gjithë e tallnin": metamorfoza e Haaland erdhi pas një dëmtimi

Lapsi.al 19 February 2023
"I vogël e i brishtë, të gjithë e tallnin":

Ndodh pothuajse gjithnjë. Kur një futbollist 19-vjeçar shfaq një lloj potenciali, ai përkufizohet se ka një perspektivë. Shumë klube investojnë në këta lojtarë për të ardhmen. E ndërkohë emrat e mëdhenj i mbajnë në ekipin e parë. Por çfarë ndodh kur këta adoleshentë janë vetë emra të mëdhenj? Ndodh që quhen Erling-Braut Haaland dhe zakonisht shkojnë të luajnë për Borussia Dortmund apo ndonjë emër tjetër të madh. Por si u bë norvegjezi, i cili tani është 22 vjeç, kaq shkatërrues sa përfundoi në shënjestër të klubeve më të mira në botë. Rendimenti i golave me Manchester City i ka dhënë të drëjtë të gjithë atyre që e donin në skuadër. E një ish-shok skuadre kohë më parë foli për metamorfozën e tij të papritur. Sepse Haaland nuk ka qenë gjithnjë ky lojtar robust që ne shohim sot.

TALLJET E SHOKËVE

Para se të përfundonte te RB Salzburg, norvegjezi i ri ishte i zënë duke luajtur në atdhe për Molde. Me të në skuadër ishte edhe mbrojtësi Ruben Gabrielsen, i cili shpjegoi se djaloshi i artë nuk dukej gjithmonë si i paracaktuar. Përkundrazi, siç tha ai për Get France Football Neës pak kohë më parë, ai pa një "imcak" të hynte në klub, një djalë që ishte gjithashtu mjaft i brishtë. "Kur luante me mua në Norvegji, nuk shënonte gjatë gjithë javës në stërvitje. Ne e tallnim. E kur mora vesh se do të ishte titullar, thashë me vete: 'absurde, si mund të luajmë me të?'. Pas 50 minutash ai kishte shënuar 4 gola”.

Lexo më tej: Cikloni Haaland fshin çdo kundërshtar: “Kishte nga ata që thoshin nuk përshtatet në Premier League”

GJIGANT E... FATAL

Megjithatë, Haaland nuk ishte ende gjiganti që është sot. Gabrielsen, në fakt, tregoi edhe një episod tjetër që e përshkruan Haaland mjaft të hollë dhe të brishtë. "Pastaj, ai u kthye nga një dëmtim një ditë dhe ishte tmerrësisht i madh". Dihet se djemtë nga mosha 16 deri në 17 vjeç mund të rriten në mënyrë dramatike nga një ditë në tjetrën. E kështu ndodhi me adoleshentin aspirant... për reper. "Pas kësaj, gjërat filluan të përmirësoheshin. Por unë mendoj se ka një leksion të rëndësishëm për t'u mësuar. Kur vijnë kohë të vështira, punoni më shumë. E të rinjtë kanë një shans ta mësojnë këtë tani." Pjesa tjetër është histori. Historia e një makinerie autentike golash.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI