Flash

"Në shtëpi humb Barça e Real e jo më Bylis". Shensoi komplimenton Laçin, Mezani: "Ku ishin te goli i pësuar?!"

Lapsi.al 18 February 2023
"Në shtëpi humb Barça e Real e jo më Bylis".

“Jam shumë i kënaqur, uroj Laçin si skuadër dhe klub me objektiva të mëdha. Ishte një ndeshje e fortë, por ne e përqëndruam shumë mirë. I duartrokas shumë futbollistët e mi". Naxhi Shensoi i gëzohet fitores së tretë në 5 ndeshje që kur është në Ballsh. Bylis ia doli të fitojë në transfertën e Laçit, që synonte zonën europiane. Në këtë pikë, tekniku kosovaro-turk ka komplimentuar skuadrën e Mezanit, pavarësisht se e ka zhytyr në telashe, duke e tërhequr në ujëra të turbullta.

Teknikun Shensoi, ka dashur madje të justifikojë humbjen në shtëpi me Partizanin. E bën me krahasimin më pak të gjetur, por duke justifikuar disfatën ndaj të kuqve: "Laçi ishte më shumë agresiv ndaj nesh - tha Shensoi -. Jemi në situatë që çdo ndeshje për ne është një finale. Ne synojmë të mbijetojmë. Çdo gjë ndodh në futboll, mund të humbasësh edhe në shtëpi. I ndodh dhe Barcelonës dhe Realit, tradita ekziston në sport, por një ditë gjërat mund të ndryshojnë”, e mbylli Shensoi.

Lexo më tej: Video/ Humbi vëllain pak ditë më parë, Ruçi rrëzon Egnatian në Rrogozhinë: “Më ka ndihmuar vëllai nga lart”

MEZANI SHPËRTHEN KUNDËR QENDËRMBROJTËSVE

“Kemi gabuar në pjesën e parë. Dy lojtarët tanë në qendër të mbrojtjes ku pësuam golin, ishin jashtë pozicionit. E kishim organizuar ndryshe, asnjëri prej tyre nuk ishte në vendin e duhur. Nuk do ta kalojmë normalisht këtë". Gentian Mezani nuk e kapërcen dot humbjen e dytë radhazi në shtëpi e për më tepër mënyrën. Ruçi i vetëm pa praninë e mbrojtësve për metra të tërë nuk është në konceptin që tekniku ka për futbollin. "Më vjen keq pasi ekipi nuk po reagonte - vazhdoi ai -. Kemi humbur 6 pikë në fushën tonë dhe nuk kemi bërë maksimumin për të marrë pikët e plota. Kampionati po bëhet më i vështirë, ndeshjet po pakësohen. Por si duket disa çuna nuk e kanë kuptuar akoma që gjithçka varet nga këmbët e tyre” përfundoi Mezani.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI