Flash

Foto me hamburger e fraza e Mbappe, Galtier mbron Neymar: "Ka gjithë të drejtën të luajë poker në ditën e lirë"

Lapsi.al 18 February 2023
Foto me hamburger e fraza e Mbappe, Galtier mbron Neymar: "Ka gjithë

PSG është një fuçi baruti pas humbjes në shtëpi nga Bayern Mynih. Në veçanti, sjellja e Neymar, i pikasur në një turne pokeri pas humbjes në Champions League dhe ngrënia e një hamburgeri me miqtë, shkaktoi diskutime. Tekniku Galtier përpiqet të hedhë ujë në zjarr, duke mbrojtur kampionin e tij. "Unë fola me Neymar, i thashë atë që mendoja. Neymar ka gjithë të drejtën, në ditën e tij të pushimit... Ai është i apasionuar pas pokerit, ka të drejtë të luajë poker - shpjegoi tekniku -. Dhe më pas i thashë atë çfarë mendova për këtë foto (në një fast food të njohur, ed) që doli. Por kjo mbetet mes meje dhe tij”.

Debati ishte nxitur edhe nga një frazë e Mbappé që dukej si një thumbim ndaj shokut të tij të skuadrës. "Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjithë lojtarët tanë të jenë mirë. Secili prej nesh duhet të hajë mirë, të flejë mirë dhe të përgatitet në maksimum", tha sulmuesi francez. Galtier nuk sheh asnjë lidhje me Neymar në këtë thënie: "Kam besimin e fortë se nuk ka asgjë për të bërë konfuzion mes deklaratës së Kylian dhe fotos që doli".

Lexo më tej: Video/ Coman hesht Parisin, por nuk feston: Bayern fitues në Parc des Princes, Milan thyen tabunë Tottenham

Galtier tenton të shuajë flakët në një moment delikat për PSG, që është me një këmbë jashtë Champions. Skuadra e tij madje është duke vuajtur edhe në kampionat. Spektri i një tjetër dështimi evropian qendron mbi Parc des Princes. Dhoma e zhveshjes është në kaos dhe madje edhe Galtier, ashtu si paraardhësit e tij, duket se ka humbur kontrollin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI