Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

VIDEO/ Dalin lëvizjet e spiunit rus në ambasadën britanike në Berlin

Lapsi.al 17 February 2023
VIDEO/ Dalin lëvizjet e spiunit rus në ambasadën britanike

Mediat kanë publikuar pamjet një roje sigurie që u kap duke filmuar në ekranët e kamerave të sigurisë në ambasadën britanike në Berlin. Këtë të premte gjykata vendosi që ai të qëndrojë në burg pas akuzës së shitjes së sekreteve drejt Kremlinit. Një fans i Putinit, David Smith, 58 vjeç, kaloi 3 vjet duke mbledhur informacione të klasifikuara i motivuar nga urrejtja e tij për Perëndimin.

Një gjykatës në Londër tha se Smith kishte kopjuar "sasi të konsiderueshme" materialesh dhe ishte "paguar nga Rusia për tradhtinë e tij". Gjykatësi Mark Wall tha se motivi i Smith kishte qenë për të "dëmtuar interesat britanike". Ai u kap pas një operacioni të goditur nga MI5 në 2021.

Policët gjetën kopje të një letre drejtuar Kryeministrit britanik nga dy ministra të lartë të qeverisë. Smith kishte transmetuar gjithashtu detaje të identitetit dhe aktiviteteve të punëtorëve të ambasadës. Prokurori Alison Morgan tha se ai kishte "një urrejtje ekstreme ndaj vendit ku ai punonte dhe Mbretërisë së Bashkuar në përgjithësi".

Vetë Smith pretendoi se kishte probleme me shëndetin mendor dhe thjesht donte të turpëronte ambasadën. Ai u deklarua fajtor për 8 vepra që i përkasin Aktit të Sekreteve Zyrtare. Mes tyre është edhe akuza e dhënies së informacioneve gjeneralit ushtarak rus Major Sergey Chukhrov të cilin e takoi në Berlin, në nëntor 2020.

7 akuzat e tjera përfshinin mbledhjen e informacionit, i cili mund të ishte i dobishëm për Rusinë. Në 4 raste ai është fiksuar duke përgjuar një oficer të MI5 që u maskua me emrin e rremë "Dmitry", një shtetas rus që supozohej se po jepte ndihmë për Britaninë. Prokurorët britanikë publikuan pamjet e Smith duke regjistruar fshehurazi ekranet CCTV të ambasadës me telefonin e tij celular.

Smith takes video of CCTV monitors at the British Embassy in Berlin

Kamera e fshehtë kapi momentin kur Smith filmoi pamjet e sigurisë të vizitës së Dmitry në ambasadë, duke marrë foto të spiunit të rremë. Ai përdori gjithashtu një kamera të vogël për të filmuar rreth ndërtesës. Informacionet i ruante në një USB me emrin "PicsNew pushime në Berlin".

Smith tha në gjykatë se ishte "i neveritur me veten dhe i turpëruar për atë që kishte bërë". Ai tha se kishte filluar të mbledhë informacione konfidenciale gjatë një sherri me kolegët ndërsa vuante nga depresioni. Ai tha se i filmoi dokumentet pasi kishte pirë "7 litra birrë". Më tej ai shtoi: “Më dukej si një ide e mirë në atë kohë”. Smith tha se ai nuk ia kaloi dokumentet askujt pasi "do të dëmtonte me vetëdije Mbretërinë e Bashkuar".

Smith u dënua me 13 vjet e 2 muaj burg. Para arrestimit nga MI5, Smith u nda nga gruaja e tij ukrainase. Svetlana Makogonova u largua nga punonjësi i ambasadës pas gati 20 vitesh martesë. Një koleksionist i relikeve ushtarake, Smith duket se po shfaqte pëlqimin për Risinë edhe në shtëpinë e tij në Potsdam. Dhoma e tij e ndenjes ishte e mbushur me libra dhe stoli pro-Kremlinit, duke përfshirë një flamur të Federatës Ruse. ©LAPSI.al

Inside Smith's one-bedroom property, a large Russian flag was found propped in a corner next to a wooden bookcase, topped with a Soviet-era cap

A Rottweiler soft toy donning a Soviet military cap in Smith's flat

Smith holds anti-West views and is in favour of Vladimir Putin

Smith, pictured being arrested in 2021

David Smith, 58, has been jailed for 13 years

 

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 17 Shkurt 2023 – M...

19:51

Digjet një shtëpi në Kolonjë

Një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme dhe për pasojë në të ka dëme të shumta materiale. Fatmirësisht falë ndërhyrjes ...

18:36

Shijak, plagoset me thikë një i ri

Një i ri është plagosur më thikë në Shijak. Mësohet se ai ka marrë plagë në shpatull pasi është goditur nga pas. "Rreth orës 17:00, në lagjen"Popullore", Shi...

18:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI