Flash

Video/ Ibrahimovic në fushë bashkë me djalin e tij në miqësoren e shtëpisë: Milan ka trashëgimtarin e suedezit

Lapsi.al 16 February 2023
Video/ Ibrahimovic në fushë bashkë me djalin e tij në
Babë e bir në fushë së bashku. Pasditen e së mërkurës, Zlatan Ibrahimovic e gjeti veten duke luajtur së bashku me djalin e tij Maximilian. Djaloshi i lindur në 2006 ka patur kënaqësinë të luajë në krah të babait të famshëm, me rastin e miqësores brenda familjes kuqezi. Seleksioni i Milan U18, ku luan djali i madh i suedezit është ndeshur me lojtarët e skuadrës së parë që nuk morën pjesë në Champions League. Në kohën kur kuqezinjtë që sfidonin Tottenham kishin pushim, Ibrahimovic e të tjerët luajtën miqësoren. Sulmuesi u vendos në një skuadër me me Max, që vepronte si anësor në të majtë të tij. Videon e ndeshjes e ka postuar edhe Zlatan në kanalet e tij sociale, shoqëruar me një mesazh të qartë: “ADN”. Lexo më tej: Ibrahimovic përlotet për mikun e tij, gazetarin Slegers, i sëmurë me leucemi: “Të dua fort”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI