Flash

Protesta tek Kuvendi, Berisha e Meta mbajnë fjalime të shkurtra

Lapsi.al 16 February 2023
Protesta tek Kuvendi, Berisha e Meta mbajnë fjalime të shkurtra

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në protestën e zhvilluar këtë të enjte jashtë Kuvendit tha se kryeministri Edi Rama është kapur duke vjedhur.

Gjithashtu theksoi se kryeministri përdor kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për të përjashtuar deputetët demokratë nga Kuvendi sepse kanë frikë nga e vërteta.

“Ky revolucion nuk është mburojë për deputetët e PD dhe as për pushtetin e PD, por për interesat e çdo qytetari, për shqiptarët dhe Shqipërinë. Edi Rama është kapur me vjedhje në flagrancë dhe tani urdhëron Lindën e Parlamentit të përjashtojë deputetë. Nuk ka ndodhur as në diktaturë. Ju vini këtu dhe protestoni edhe për shqiptarët që nuk janë në Shqipëri”, tha Berisha, duke shtuar: “E kanë kthyer parlamentin në pasarelë mode, pasarelë e aksesorëve me para të vjedhura”. 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha mesazhin e tij për qytetarët nga protesta e opozitës.

“Asgjësimi i demokracisë dhe pluralizmit, është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama. Vetëm demokracia, e mbron Shqipërinë dhe shqiptaret, ndaj ju përshëndes të gjithëve që në një orë të vështirë keni lënë punët tuaja, angazhimet tuaja, për të treguar vendosmërinë tuaj, për të mbrojtur vendin tonë, kujtimin e ndritur të të parëve tanë që kanë mbrojtur këtë vend. Përmendi traun doktori, ata e kanë qejf traun. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që dëgjojnë, mos prisni që t’jua vënë truan te dera e shtëpisë.”, tha ai.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI