Flash

"McGonigal"/ Rama: Edhe mediat amerikane kanë "kazanët" e tyre

Lapsi.al 16 February 2023
"McGonigal"/ Rama: Edhe mediat amerikane kanë

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar t’i cilësojë mediat amerikane ‘kazan’, ashtu si më herët ka quajtur mediat shqiptare për çështjen McGonigal. Duke folur për shkrimet që kanë mbushur mediat në SHBA mbi çështjen “McGonigal” dhe lidhjen e ish-zyrtarit të FBI-së me të, Rama tha se ka edhe Amerika kazanë. Megjithatë nga ana tjetër, ai theksoi në “Opinion” se nuk ka Zot në tokë që e blen Amerikën.

"Është tabloid New York Post. Unë merrem me aktakuzën, ke gjë për aktakuzën. Deri dje unë e bëja këtë nëpërmjet Sorosit. Tani iku Sorosi. Tani doli ky, nëpërmjet këtij unë kam kapur sekretarin e shtetit. Sikur SHBA-të të bliheshin dhe të shiteshin do ishin prej kohësh leckat e fuqive të naftës. Do i kishin blerë, do i kishin shitur dhe do i kishin bërë leckë, gjithë ata trilionerë që janë në shkretëtirat e naftës.

Si mund kryeministri i Shqipërisë, një vend i vogël të fusë nën kontroll SHBA-të dhe për çfarë për t’i vënë vulën non-grata një të vdekur që kujton se është gjallë. Sikur Amerika të lobojë kështu, po të them që do ishte bërë leckë për të fshirë këmbët planeti. Po mo influenca, po me çfarë, me piktura apo me video erotike. Shqipëria paska potencial që me para, me eros, me piktura ta marrë Amerikën për hunde dhe DASH, CIA, FBI të punojnë për të. Ku ka Zot në tokë që e blen Amerikën, nuk ekziston.

E para e punës ai ishte shefi i kundërzbulimit për New Yorkun dhe bën pikërisht këtë gjë, ha pilaf, bën punën e tij. Ato janë kazanë të llojit të tyre. Kujton se Amerika nuk ka kazanët e vetë. Ndërkohë që gazeta serioze e referojnë me shumë korrektësi duke u bazuar te aktakuza.  Jam kryeministri i Shqipërisë dhe patjetër do më përmendin emrin. Sepse emri im figuron në gjithë narrativën e aktakuzës" - tha Rama në Opinion. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI