Flash

Përplasje në Vetëvendosje/ Haki Abazi: Kryeministri Kurti ka urdhëruar shkarkimin tim, nesër flas për inçizime dhe skandale

Lapsi.al 15 February 2023
Përplasje në Vetëvendosje/ Haki Abazi: Kryeministri Kurti ka

Haki Abazi duket se tashmë do të përplaset hapur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Kurti pas disa muajsh me kritika të tërthorta.

Periudhës së luftës së ftohtë mes Haki Abazit dhe Albin Kurtit po i vjen fundi. Haki Abazi ka njoftuar opinionin publik me anë të një statusi në Facebook se ka marrë vesh që kryeministri Kurti ka dhënë urdhër që ai të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe për heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Abazi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ku do të flas në lidhje me çështjen në fjalë.

Ai ka paralajmëruar se do të diskutojë edhe për ato që i quan si “audio/video” inçizime dhe skandale tjera.

Sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë këto audio/video inçizime me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.

Të gjitha këto ai i ka lajmëruar në një postim të vetëm në Facebook.

Deputeti Haki Abazi ishte zëvendës-kryeministër në Qeverinë Kurti II, dhe kishte marrëdhënie të mira me kryeministrin Kurti të paktën publikisht. Ai më pas do të bëhej edhe kandidat i Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dhe ia doli të zgjidhej deputet. Por, marrëdhënia nisi të krisej në vitin 2022.

Abazi ka lajmëruar disa herë shumë kundërshti që ka pasur me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, znj. Mimoza Kusari Lila. Megjithatë, ai në këtë postim nuk ka treguar nëse do të vazhdojë që të jetë pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, apo qoftë edhe pjesë e kësaj partie politike që drejtohet nga ana e Albin Kurtit.

Në anën tjetër, ai nuk ka treguar as se për çfarë audio-inçizimesh apo video-inçizimesh apo skandalesh e kishte fjalën. Por, një gjë të tillë thotë se do ta zbulojë nesër në konferencë për media.

Ai ka kritikuar Kurtin në të kaluarën për mënyrën se si e kishte udhëhequr procesin dialogues me Serbinë, por edhe për mungesë të reformash në vend.

Abazi nuk ishte pjesë e asnjë subjekti politik para se të ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje./Nacionale.com

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një person në Gjirokastër

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në Gjirokastër. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet E. Xh., u gjet në lagjen “11 Janari”.  Nga këqyrja paraprake e trupit nuk ja...

18:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI