Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Këlliçi: Goditjen më të madhe Veliaj do ta marrë në zonat e majta

Lapsi.al 15 February 2023
Këlliçi: Goditjen më të madhe Veliaj do ta marrë

“Jam i bindur që goditjen më të madhe, Erion Veliaj do ta marrë pikërisht në ato zona të majta ku kanë pasur më parë mbështetje, sepse nuk kanë bërë asnjë investim.” 

Këlliçi e mbështeti bindjen e tij në fakte duke marrë shembull njesinë nr.5 të Tiranës që ka qënë kryesisht votuese e PS-së:

“Do të jem sot në njësinë numër 5, do të jem sërish një ecje tek zona e Selitës dhe diku te zona e Pallatit me Shigjeta që e kap njësia 5, sepse kam një kërkesë të banorëve për të shkuar në atë zonë dhe jua garantoj që kjo nuk është një çështje që prek ndarazi, të djathtët dhe të majtët.

Mungesa e ujit të pijshëm është për të gjithë njëlloj, parkimi është njëlloj, ajri i ndotur, ajri që thithim është njëlloj . Nuk është statistikë, është ajër i ndotur! Fakti që Tirana ka kaos, ka trafik, ka stres në trafik, fakti që nuk merr shërbime, penalizon të gjithë qytetarët njëlloj dhe jam i bindur që do të ketë një gatishmëri të të gjithë qytetarëve, përtej çdo ngjyrimi politik për të bërë ndryshimin këtë radhë.

Unë shoh kërkesën; shpeshherë më rastis që unë shkoj të takoj qytetarët, të takoj banorët, u kërkoj të bëjnë durim deri më 14 maj; u kërkoj të më japin kërkesat e tyre që unë të mund t’i bëj pjesë të programit dhe has në një padurim:’ “Ore, kur vjen data e votimit, sepse kështu nuk shtyhet më?!” Dhe kjo vjen si kërkesë e qytetarëve, e banorëve pa dallime politike. Nuk është çështje politike. Kjo garë nuk është një garë politike në Tiranë, është një garë për qytetin!” nënvizoi në fjalën e tij, kandidati i opozitës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI