Flash

Strategjia e Ramës kundër protestave të opozitës

Lapsi.al 12 February 2023
Strategjia e Ramës kundër protestave të opozitës
Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar ende drejtpërdrejt protestën që opozita zhvilloi të shtunën poshtë zyrës së tij në Tiranë. Kreu i qeverisë duket se ka zgjedhur që edhe këtë herë të shmangë deklaratat politike duke u mbështetur tek strategjia e nënvlerësimit deri në tallje me të. Ditën kur opozita zbriti në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama publikoi jo pa qëllim një video duke punuar në një skulpturë. Mesazhi i tij ishte: “Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re?”. Jashtë zyrës së tij, në një studio që më herët ka thënë se është e një miku të tij, Rama tentoi të tregonte se nuk ishte i shqetësuar për atë që po ndodhte në qendër të Tiranës. Ndërsa një ditë më pas, edhe pse e diel, Rama është kthyer të shohë se çfarë ka ndodhur përpara kryeministrisë. Me një video-montazh të publikuar në Twitter, Rama vijon strategjinë e tij për t’i kthyer në qesharake akuzat serioze që i bëhen. “DJE zhgarravinat e revolucionit?” – shkruan Rama në videon që tregoj shenjat e lëna nga tymueset në fasadën e godinës qeveritare dhe që e shoqëron me zërin e Sali Berishës në sfond. Më pas video ndërron pamje dhe tregon punëtorët e Lali Erit që pastrojnë shkallët e kryeministrisë. “SOT dushi i regjimit?” – shkruan Rama që talljen e vijon edhe me këngën për fëmijë “Macja le të lahet”. “NESËR nis një javë e re punësh të mira?” – e mbyll Rama. Prej së shtunës kanë qenë të pakta reagimet e mazhorancës për protestën e opozitës. Është e qartë strategjia për të mos reaguar për çështjen “McGonigal” për të cilën Rama shmangu parlamentin dhe më pas “u sëmur” për një javë. Për protestën reagoi Erion Veliaj që bëri një status në Twitter për ndalesën e Berishës në shkallët e Bashkisë. Edhe Veliaj zgjodhi të njëjtën strategji. Asnjë përgjigje për akuzat. Më shumë batuta dhe gallatë për kundërshtarët. “Falënderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës - nga koha e kioskave në Lanë e parqe - Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!✌️”- shkroi kryetari i Bashkisë. Numri “2” i socialistëve Damian Gjiknuri komentoi gjithashtu ndalesën e Berishës përpara selisë rozë gjatë marshimit në kryeqytet. Edhe ky sipas të njëjtës strategjie. "Revolucioni" Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!” – shkroi Gjiknuri. Opozita mbajti të shtunën një protestë ku kreu i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi revolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur opozitën. Pasditen e së hënës opozita do të protestojë sërish përpara parlamentit. ©LAPSI.al LEXO EDHE: Protesta, të gjithë u larguan të qetë dhe të lumtur

Protesta/ Simbolika e marshimit me 4 etapa të Berishës

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI