Flash

Sherr masiv në Peqin/ Ndërpritet ndeshja Shkumbini - Delvina

Lapsi.al 12 February 2023
Sherr masiv në Peqin/ Ndërpritet ndeshja Shkumbini - Delvina

Një gol i shënuar nga Delvina në fushën e Shkuminit ka shkaktuar një sherr masiv në fushë mes ekipeve dhe stafeve të të dyja skuadrave. Kjo ka bërë që ndeshja e Kategorisë së Dytë të ndërpritet.

Eshtë dashur ndërhyrja e forcave të rendit të Peqinit për të qetësuar situatën. Megjithatë gjyqtari e ka parë të pamundur vazhdimin e takimit dhe e ka ndërprerë atë.

“Komisariati i Policisë së Peqinit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Peqinit, kishin marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve KF Shkumbini dhe KF Delvina, e cila filloi në orën 13:00, në stadiumin e qytetit të Peqinit.

Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, sipas regullores, kishin marrë masa për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në momentin kur ekipi i Delvinës shënoi gol, stafi i ekipit të Shkumbinit është konfliktuar me stafin e ekipit të Delvinës dhe për këtë arsye arbitri kryesor ka ndërprerë ndeshjen.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Peqinit dhe shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Elbasan, që ndodheshin në sigurimin e perimetrit të jashtëm të stadiumit, kanë ndërhyrë në stadium, duke parandaluar përshkallzimin e konfliktit dhe kanë bërë sigurimin e të dy ekipeve, KF Delvina dhe KF Shkumbini.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë në Peqin, proceduan penalisht për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", shtetasit F.H., 52 vjeç, banues në Peqin, me detyrë shef i klubit të futbollit të KF Shkumbini dhe shtetasin A.G. 66 vjeç, banues në Delvinë, me detyrë, trajner i klubit të futbollit të KF Delvina.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, pas vendimit të arbitrit për mos rifillimin e ndeshjes, kanë bërë shoqërimin, deri në dalje të territorit të qarkut Elbasan, të lojtarëve dhe të stafit të ekipit të Delvinës,”- thuhet në njoftimin e policisë së Peqinit. /LAPSI.al

Të këshilluara

Probleme me energjinë elektrike në Tiranë

Mbi 10 familje në afërsi të “Shkollës së Baletit” në Tiranë nuk kanë në banesat e tyre energji elektrike. Banorët thonë se kanë që prej mbrëmjes të së shtunë...

16:19

Ilir Meta: Largimi i Ramës, i domosdoshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se largimi i kryeministrit Edi rama nga pushteti është i domosdoshëm për të ardhmen europiane të vendit. ...

14:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI