Flash

Kurti: E vërteta e Asociacionit dhe raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Lapsi.al 12 February 2023
Kurti: E vërteta e Asociacionit dhe raporteve mes Shqipërisë dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Euronews Albania për raportet mes Prishtinës dhe Tiranës. Ai i ka cilësuar marrëdhëniet si të mira duke thënë se ka ende hapësirë për bashkëpunim.

“Unë besoj se marrëdhëniet tona janë shumë të mira, por unë mendoj se ne duhet të punojmë sa më shumë për të shtuar mekanizmat e bashkëpunimit për marrëveshjet që kemi firmosur dhe të firmosim edhe marrëveshje të reja. Me qeverinë e Shqipërisë, me presidentin kemi një denduri të komunikimeve, por mund të bëjmë më shumë. Gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Unë besoj se sinergjia që krijohet nga Shqipëria dhe Kosova e bënë kombin shqiptar tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, - tha Kurti.

Por ai shton se “kur Serbia drejton tytat drejt Kosovës, kjo nuk është çështje e brendshme”. “Botës serbe dhe botës ruse duhet t’iu përgjigjemi së bashku si të unifikuar”, - ka thënë ndër tjerash Kurti. Ai tha se insistimi i ndërkombëtarëve për implementimin e Asociacionit është për shkak të brengës së tyre që “mund të ketë luftë në rajon”.

“Argumentet janë në favorin tonë për sa i përket Asociacionit, e për sa i përket insistimit të ndërkombëtarëve unë mendoj se më shumë është një brengë e tyre që pas luftës në Ukrainë të mos zgjerohet konflikti edhe në Ballkan”, - ka thënë ndër tjerash Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 33 marrëveshje, duke thënë se Beogradi s’i ka zbatuar 2/3 e tyre.

“Një nga pikat e marrëveshjes ka qenë që Kosova dhe Serbia mos ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën evropiane. Më 10 dhjetor 2022 presidenti serb Vuçiç iu ka shkruar vendeve jo-njohëse të BE-së që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës për në BE”, - tha Kurti.

Ai e ka kundërshtuar planin e Ahtisarit sepse thoshte se “Kosova s’duhet të jetë shqiptare edhe pse kishte 93% shqiptarë. Ndërkaq pasi e shpallëm Kosovën multi-etnike duan një Asociacion multi-etnik. Argumentet janë nga ana jonë”, - ka thënë ndër tjera Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Probleme me energjinë elektrike në Tiranë

Mbi 10 familje në afërsi të “Shkollës së Baletit” në Tiranë nuk kanë në banesat e tyre energji elektrike. Banorët thonë se kanë që prej mbrëmjes të së shtunë...

16:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI