Flash

Itinerari pas largimit nga Kryeministria, 4 ndalesat e Berishës

Lapsi.al 11 February 2023
Itinerari pas largimit nga Kryeministria, 4 ndalesat e Berishës

Në përfundim të protestës së thirur nga opozita, mbështetës të saj kanë nisur të hedhin mjete piroteknike në shkallët e Kryeministrisë. Ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha, ka nisur marshimin drejt Parlamentit fillimisht e më pas tek Ministria e Brendshme ku kërkoi dorëheqjen e ministrit Çuçi.

Në vijim kreu i PD shkoi edhe te godina e Bashkisë Tiranë, ku hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e inceneratorëve. Berisha paralajmëroi “përgjigje të merituar” nga revolucioni për të gjithë sektin e Rilindjes tha ai.

Më pas Berisha dha një mesazh edhe para selisë së PS-së, ku i kërkoi socialistëve të thjeshtë të distancohen nga Edi Rama. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI