Flash

SHBA rrëzon një tjetër objekt fluturues misterioz mbi Alaskë

Lapsi.al 10 February 2023
SHBA rrëzon një tjetër objekt fluturues misterioz mbi Alaskë

Një "objekt fluturues në një lartësi të madhe" u qëllua mbi Alaskë këtë të të premte njoftoi tha Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi John Kirby tha se objekti pa pilot ishte "me madhësinë e një makine të vogël”. Në atë moment ndodhej mbi një hapësirë me popullsi të rrallë. Presidenti amerikan Joe Biden mori vendimin për ta rrëzuar objektin, origjina e të cilit është ende e panjohur, tha Kirby. Kjo ngjarje vjen pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë kineze mbi ujërat e saj territoriale të shtunën e kaluar.

Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte në një lartësi prej 12 mië metrash dhe përbënte një "kërcënim të arsyeshëm" për avionët civilë. Ai tha se objekti kishte rënë në ujërat e SHBA-së që aktualisht janë të ngrira, duke shtuar se zona e mbeturinave ishte "shumë, shumë më e vogël" sesa balona e rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

Zyrtarët e inteligjencës u vunë në dijeni të objektit të enjten në mbrëmje. "Ne nuk e dimë se kush e zotëron atë. Nëse është në pronësi të ndonjë shteti apo të korporatave apo private" - tha ai. Një avion luftarak i ishte afruar objektit dhe vlerësoi se nuk kishte njeri në bord. Me të marrë këtë informacion Biden mori vendimin për rrëzimin e objektit.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder konfirmoi se ishte një avion F-22 që rrëzoi objektin i cili po lëvizte me një shpejtësi të panjohur. Zyrtarët nuk kanë përcaktuar ende nëse objekti ishte i përfshirë në siunim dhe Kirby korrigjoi një gazetar që e quajti atë “një tullumbace”.

Ai nuk specifikoi vendndodhjen e saktë se ku u rrëzua objekti, por Administrata Federale e Aviacionit tha se kishte mbyllur hapësirën ajrore në veri të Alaskës. Asnjë objekt tjetër i një natyre kërcënuese nuk është identifikuar për momentin mbi SHBA, sipas Shtëpisë së Bardhë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Protesta, Rama blindon Kryeministrinë

Godina e Kryeministrisë është blinduar një ditë para protestës së Opzoitës, e cila është parashikuar të mbahet nesër, më 11 shkurt në orën 12:00. Në foto shihet...

21:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI