Flash

Kurti: Edhe Republika Sërpska nisi si Asociacioni, serbët nuk e duan

Lapsi.al 10 February 2023
Kurti: Edhe Republika Sërpska nisi si Asociacioni, serbët nuk e duan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, kundër të cilave ai vet tha se protestuar në vitin 2007.

“… prandaj Beogradi zyrtar me kaq nervozë kërkon Asociacion të tyre. Si zajdenicë [asociacion] komunash pat nisur edhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e do Serbia”, tha ai.

Kështu deklaroi Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur, pas homazheve që bëri te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit, në 16-vjetorin e vdekjes së tyre.

Ai tha se Serbia është në panik, që sa më parë do t’i bëjë bashkë dhjetë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe, “ta shpallin një president zajednice [asociacioni], e me atë ta shkelin ministrin e Qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb”.

“Te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste, prandaj Serbia është në panik”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, u emërua në dhjetor të vitit të kaluar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, pozitë kjo që deri në nëntor mbahej nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili dha dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha në fund të janarit se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Për këtë fundjavë sinoptikanët thonë se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të th...

14:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI