Flash

Parashikimi i motit për sot: Tërhiqet pak vala e acartë

Lapsi.al 9 February 2023
Parashikimi i motit për sot: Tërhiqet pak vala e acartë

Sot pritet një tërheqje graduale e valës së acartë duke sjellë rritje të lehtë të temperaturavë në territori shqiptar. Përsa i përket motit, do të jetë në ndikimin e kthjellimeve të shumta, në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore Lindore, megjithatë edhe në këto zona nuk priten reshje. Pjesa e dytë e ditës, vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -9°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Mbetet nën valën e acartë ende, territori i Kosovës duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë, gjithashtu, vijonmë i theksuar problematika e ngricave në të gjithë akset rrugore pasi temperaturat e ajrit janë në vlera negative gjatë 24-orëshit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që vala e acartë të tërhiqet nga rajoni i Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikës së Maqedonisë, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur

pritet kalim i vranësirave në zonat veri-veriperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të gjithë Maqedoninë.

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e një qendre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në Jugperëndim të Europës, gadishulli Iberik dominohet nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore, po ashtu herë oas here do të ketë stuhi të forta ere.

Do të vijojojnë reshjet e dëborës në Alpet e Europës si edhe shumë zona përreth tyre. Ndersa pjesa më e madhe e Europës do të paraqitet nën dominimin e masave te ftohta dhe të thata më origjinë Siberiane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI