Flash

VOA: Pse 15 vjet më pas po hapet një pistë e re hetimesh për Gërdecin

Lapsi.al 8 February 2023
VOA: Pse 15 vjet më pas po hapet një pistë e re hetimesh për

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të çuar në gjykim ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe fëmijë, dhe hetimet që pasuan për këtë rast, duket se kanë hapur dhe një tjetër pistë. Predhat dhe municionet e tjera në rrënojat e fabrikës së demontimit, nxorrën zbuluar në atë kohë, një aferë të tregtimit të fishekëve të prodhimit kinezë, të cilët riamballazhoheshin për të përfunduar në Afganistan. E gjitha, përmes një kontrate me kompaninë “Evdin” ltd, me seli në Qipro, e cila shërbente si ndërmjetëse mes ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “AEY”, që drejtohej nga dy të rinj pa eksperiencë të cilët kishin fituar një kontratë me Pentagonin.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se, lidhur me këtë tregti municionesh, “hetimet paraprake nuk kanë përfunduar” dhe është rregjistruar një procedim i ri penal për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nuk dihet se çfarë elementësh të rinj janë zbuluar që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme të rregjistrojë një procedim penal për një çështje, së cilës nuk ju shkua asnjëherë deri në fund, e ku rezultonin të përfshirë shumë persona të niveleve të larta. Mes tyre, ndër më të lakuarit, ka qenë dhe emri i Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha. Në atë kohë ai nuk u mor asnjëherë në pyetje, por ka mohuar publikisht çdo lidhje të tij me rastin, siç bëri dhe dy javë më parë, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.

Mbetet po ashtu për t’u parë, nëse nga ky hetim preket ose jo dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ndërkohë, 15 vjet pas shpërthimit në Gërdec, pritet të përballet për herë të parë me një trupë gjykuese për këtë çështje. Prokuroria e Posaçme e cila kërkoi rihapjen e rastit gati dy vjet më parë, ka ngritur ndaj tij dy akuza, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Bëhet fjale për të njejtat akuza që ngriti ndaj tij në vitin 2009 edhe Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.

Prokuroria e Posaçme e akuzon atë se ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit e duke sjellë avantazhe të padrejta për dy kompanitë private të përfshira në procesin e demontimit. Zoti Mediu i ka hedhur poshtë akuzat, dhe ka deklaruar se atij nuk i është ofruar mundësia për një proces të drejtë ligjor. /VOA

Të këshilluara

Fier, ndërron jetë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet në qytetin e Fierit. Sipas policisë, i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale...

19:27

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Nga 403 testime të kryera në 24 orët e fundit, 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Asnjë humbje jete nuk është shëruar. 7 person...

18:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI