Flash

Misteri i dëshmitarëve që kryeministria i serviri FBI-së kundër Bashës

Lapsi.al 8 February 2023
Misteri i dëshmitarëve që kryeministria i serviri FBI-së

Herën e parë që kryeministri Edi Rama foli për Dorian Duçkën pas publikimit të dosjes “Mcgonigal” në Justice.gov, ai tha: “Ka qenë zv.ministër i energjitikës në koalicion në 2013 dhe për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë…..”

Prezantimi si “këshilltar pa pagesë” nga Edi Rama është jo rastësisht i thjeshtuar. Më shumë informacion e jep dosja e prokurorëve amerikanë kundër McGonigal në rastin e lidhjeve me Shqipërinë.

Në materialet hetimore, Duçka emërtohet si Personi B dhe për të shkruhet: “Personi B është një shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjitik kinez. Personi B operonte si një këshilltar jozyrtar për kryeministrin e Shqipërisë, që kishte një email dhe pasaportë zyrtare të qeverisë së Shqipërisë dhe është një ish-funksionar i qeverisë. Personi A dhe Personi B ishin edhe ortakë në biznes me njëri-tjetrin”.

[caption id="attachment_799393" align="alignnone" width="931"] Pershkrimi i Personit B, ose Dorian Duçkës, sipas dosjes se prokurorise amerikane[/caption]

Në rrjedhën kronologjike të ngjarjeve, roli parësor që pati Dorian Duçka është ai i ndërmjetësit mes kryeministrit Edi Rama në njërën anë, dhe Agron Nezës dhe Charles McGonigal në anën tjetër.

Por roli i Duçkës në çështjen “McGonigal” nuk kufizohet vetëm tek ndërmjetësimi i takimit të parë. Në paragrafin 42 të dosjes, është dokumentuar angazhimi konkret që Duçka mori përsipër në hetimin që do të niste për financimin e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.

https://lapsi.al/2023/01/25/alibia-e-edi-rames-per-tiu-shmangur-implikimit-ne-ceshtjen-mcgonigal/

Hetimi për Nick Muzin, lobistin amerikan të Bashës nisi në 26 Shkurt të vitit 2018 me urdhër të Charles McGonigal. Agron Neza ishte personi që dorëzoi dokumentat shkresore, të cilat kishin dalë nga zyra e kryeministrisë. Kurse këshilltari i Ramës, Dorian Duçka pati për detyrë servirjen e dëshmitarëve të çështjes. Në dosje flitet për “dëshmitarë”, në numër shumës.

“Personi B më vonë ndihmoi për organizimin e një takimi mes zyrës së FBI në Neë York dhe dëshmitarëve në Europë dhe -mes të tjerash- ai pagoi shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve” thuhet në paragrafin 42.

[caption id="attachment_799389" align="alignnone" width="930"] Paragrafi 42 i dosjes McGonigal dhe lidhjeve te tij ne Shqiperi[/caption]

Pavarësisht se dosja është trajtuar gjatë në media, nuk ka ende asnjë variant se cilët ishin këta dëshmitarë që u bënë pjesë e hetimit të financimit të lobimit të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, angazhimi i këshilltarit të Edi Ramës për servirjen e dëshmitarëve, ngre dyshime të forta mbi alibinë e kryeministrit, i cili ka mohuar bashkëpunimin me McGonigal për hetimin kundër lobimit të Bashës.

Meqenëse shkrimi i parë i BIRN u botua në 22 Nëntor të vitit 2017, kurse materialet për Nick Muzin iu dorëzuan FBI-së në datën 22 Janar 2018, kryeministri Rama është i justifikuar kur thotë se “nuk kam pasur në asnjë rast, as unë, as në këtë godinë, nuk ka pasur ndonjë dokument përveç atyre që janë bërë të njohur nga media” .

Me këtë deklaratë Rama pohon tërthorazi se dokumentat që dolën nga zyra e kryeministrisë, janë të njëjtat që kishte publikuar tashmë BIRN.

Por përfshirja e drejtpërdrejtë e këshilltarit të tij, Dorian Duçkës në dërgimin e dëshmitarëve tek agjentët e FBI, madje edhe pagesa e shpenzimeve të udhëtimit të tyre e dobëson ndjeshëm alibinë e Ramës, që pranon miqësinë me Charles McGonigal, por mohon ndonjë shkëmbim favoresh.

Jo më kot, kur u pyet specifikisht për angazhimin e këshilltarit të tij Dorian Duçka në hetimet e FBI-së, kryeministri Rama pati një moment paqartësie dhe pastaj i lau duart duke thënë: “Z.Duçka ka qenë këshilltar i im i jashtëm. Person privat. Puna e tij ç’ka paguar e ç’nuk ka paguar e për kë ka paguar, por ai nuk është nën akuzë dhe këto janë situata që…”./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI