Flash

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Lapsi.al 7 February 2023
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Autoritetet kanë njoftuar shifrat e fundit të viktimave nga tërmeti i së hënës në kufirin turko-sirian. Numri i jetëve të humbura nga dy tërmetet e mëdha është rritur në më shumë se 7200 sipas shifrave zyrtare.

Autoritetet thonë se më shumë se 5400 njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa më shumë se 1800 janë vrarë nga tërmeti në Siri. Të hënën të dyja vendet u goditën filimisht nga tërmeti 7.8 ballë dhe një lëkundje pasuese 7.5 në Turqinë juglindore afër kufirit të Sirisë.

Punonjësit e emergjencave po përpiqen dëshpërimisht të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi mijëra ndërtesa u shembën. Shiu, acari dhe bora pengojnë përpjekjet e tyre.

Një gjendje e jashtëzakonshme 3-mujore është shpallur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në 10 provincat më të prekura nga tërmeti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit po gjejnë gjithnjë e më shumë viktima. Sipas OBSH 23 milionë njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë mund të preken nga fatkeqësia.

Njerëz nën rrënja dëgjoheshin duke bërë thirrje për ndihmë dhe duke u përpjekur të tërhiqnin vëmendjen e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilët shpesh nuk kanë pajisjet e duhura për t'i nxjerrë ata.

Vendet nga mbarë botëa po dërgojnë mbështetje për të ndihmuar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit, duke përfshirë ekipe të specializuara, qen nuhatës dhe pajisje. Mes vendeve që janë angazhuar është Italia, SHBA, Izraeli dhe Tajvani. Edhe Shqipëria ka nisur një ekip për në Turqi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Rama pagoi për të vrarë opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me të rinj të FRPD-së. Duke ...

19:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI