Flash

Energjia e rinovueshme/ Shqipëria afër mesatares së BE për ngrohjen dhe ftohjen

Lapsi.al 7 February 2023
Energjia e rinovueshme/ Shqipëria afër mesatares së BE për

Në Shqipëri 21.2 për qind e energjisë që shkon për ngrohje dhe ftohje vjen nga burimet e rinovueshme.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se kjo është afër mesatares së Bashkimit Europian që llogaritet në 22.9 për qind. Niveli që paraqet vendi ynë sigurisht që mbetet larg vendeve të tilla si Suedia që është kampione me 68.8 të ngrohje-ftohjes nga energjia e rinovueshme por shfaqet më mirë se Italia, Hungaria Spanja apo Gjermania.

Rritja e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë shihet e lidhur direkt me objektivat e gjelbër duke minimuzar kështu ndotjen por për ekonomitë e mëdha për shkak të industrive kjo është e vështirë. Avantazhi i Shqipërisë në këtë aspekt lidhet drejtpërdrejt me faktin që ne kemi prodhimin e energjisë tërësisht nga burime të rinovueshme kryesisht nga hidro.

Energjia për ngrohje dhe ftohje sipas Eurostat përfaqëson pothuajse 50% të konsumit total bruto të energjisë finale të BE-së.

Në terma absolutë, konsumi përfundimtar bruto i energjisë së rinovueshme për qëllime ngrohjeje dhe ftohjeje në BE është rritur gradualisht me kalimin e kohës (kryesisht për shkak të kontributit të biomasës dhe pompave të nxehtësisë).

“Megjithatë, për vitin 2021, konsumi bruto i të gjitha karburanteve u rrit gjithashtu kryesisht për shkak të rimëkëmbjes ekonomike pas heqjes së kufizimeve të COVID-19. Si rezultat, pjesa e energjisë së rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto për qëllime ngrohje dhe ftohje u ul me 0,1 pikë përqindje (pp), nga 23,0% në 2020 në 22,9% në 2021. Kjo është pothuajse dyfishi i vlerës në 2004 (11,7%).

Zhvillimet në sektorin industrial, shërbimet dhe ekonomitë familjare (përfshirë elektrifikimin e ngrohjes duke përdorur pompat e nxehtësisë) kontribuuan në rritjen e energjisë së rinovueshme në ngrohje dhe ftohje” thuhet në njoftimin e Eurostat.

Sipas të dhënave ndër vendet anëtare të BE-së, Suedia ishte ajo që ra në sy me më shumë se dy të tretat (68.6%) të energjisë së përdorur për ngrohje dhe ftohje në vitin 2021 që rrjedh nga burimet e rinovueshme (kryesisht biomasa dhe pompat e nxehtësisë), e ndjekur nga Estonia (61.3%), Letonia (57.4%) dhe Finlanda (52.6%), të gjitha duke përdorur një pjesë të madhe të biomasës.

Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta të burimeve të rinovueshme për ngrohje dhe ftohje u regjistruan në Irlandë (5.2%), Holandë (7.7%) dhe Belgjikë (9.2%).

Të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së raportuan një rritje nga viti 2004 në 2021. Rritjet më të larta u regjistruan në Qipro (+32,1 pikë përqindje; pp), e ndjekur nga Malta (+30,3 pp), Estonia (+28,0 pp) dhe Suedia (+22,7 pp) . Rritje më të vogla u regjistruan në Irlandë (+2.3 pp), Belgjikë (+6.3 pp) dhe Holandë (+5.5 pp).

https://www.monitor.al/energjia-e-rinovueshme-shqiperia-perdor-21-2-per-ngrohje-ftohje-afer-mesatares-se-be/

 

Të këshilluara

Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit...

13:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI