Flash

Tërmeti, 88 anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë nisen drejt Turqisë

Lapsi.al 6 February 2023
Tërmeti, 88 anëtarë të Forcave të Armatosura të

Pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, qeveria shqiptare ka nisur një ekip të Forcave të Armatosura dhe Mbrojtjes Civile në ndihmë të shtetit turk. Ministria e Mbrojtjes njofton se në këtë mision janë dërguar 88 personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe 9 mjete të specializuara.

“Turqia është një vend mik shumë i rëndësishëm për ne, që na ka mbështetur vazhdimisht. Kështu që në një farë mënyre ky është kthim i kontributit. Por, edhe nëse një fatkeqësi do t’i ndodhë një vendi tjetër, Shqipëria jonë e vogël do të tregojë se është gjithmonë e gatshme që kapacitetet e veta t’i verë në dispozicion, sepse në emergjencë apo solidaritet ne jemi tashmë pjesë edhe e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ku nuk jemi vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë. Unë ju falenderoj shumë për kontributin që do të jepni aty. Mirënjohje edhe në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministrit dhe të ktheheni shëndoshë”, u shpreh Ministri Peleshi në ceremoninë e përcjelljes së ekipit shqiptar.

Deri më tani, në Siri dhe Turqi janë raportuar për të paktën 2300 viktima si pasojë e tërmetit, teksa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Si pasojë e lëkundjeve janë shkatërruar të paktën 3000 ndërtesa ndërsa vijojnë kërkimet për persona të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Deri më tani, nuk është konfirmuar për asnjë shqiptar që të ketë humbur jetën.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI