Flash

Tërmet apokaliptik në Turqi/ Mbi 500 të vdekur

Lapsi.al 6 February 2023
Tërmet apokaliptik në Turqi/ Mbi 500 të vdekur

Mbi 500 persona kanë humbur jetën dhe 3 mijë të tjerë janë plagosur pasi një nga tërmetet më të fortë ka goditur në Turqi. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë dhe në Siri, ndërsa janë shembur qindra ndërtesat.

Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje). Detajet i dha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Të paktën 76 njerëz humbën jetën, por pritet që për fat të keq numri të shtohet dhe më shumë se 440 u plagosën në Turqi. Kjo sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit AFAD.

Në Sirinë fqinje, të paktën 111 njerëz humbën jetën dhe mbi 500 u plagosën. Kështu njoftoi TV shtetëror sirian duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Lexo më tej: Vràsja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ “Jeta e dëshmitarit mund të jetë në rrezik” 

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.

Dhjetra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja. Informacionin e dha grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë. Kjo është një organizatë humanitare e krijuar për të shpëtuar njerëzit e plagosur në konflikt. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga forcat anti-qeveritare në mes të një lufte të përgjakshme civile që filloi në 2011.

Tërmeti goditi para agimit të së hënës. Banorët me siguri ishin në gjumë dhe të papërgatitur për ndikimin.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në jug të vendit. Kështu tha ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu. AFAD, agjencia e fatkeqësive, tha se kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERCC), programi humanitar i Bashkimit Evropian.

Gati 1,000 vullnetarë kërkim-shpëtimi janë vendosur nga qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, sipas guvernatorit të tij Ali Yerlikaya.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI