Flash

Shpërndanin drogë në Tiranë, kush është Brikena Frakulli e cila drejtonte grupin kriminal! Si e shfajësoi të birin dhe dadon në gjykatë

Lapsi.al 6 February 2023
Shpërndanin drogë në Tiranë, kush është Brikena

Katër personat që përfunduan në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Kutia e Pandorës” janë lënë prapa hekurave nga Gjykata e Tiranës.

Brikena Frakulli drejtonte një grup për shpërndarjen e lëndëve narkotike të forta në kryeqytet së bashkuar me Hortenca Biçakun, Klevi Banushi dhe Artur Kristo. Në seancës sipas burimeve, Brikena Frakulli ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që gjithashtu arrestua, ka qenë rastësisht në apartament.

“Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari”, tha ndër të tjera Frakulli.

Kjo e fundit tha se Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës saj 4-vjeçare ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësishme se çfarë aktiviteti kishte. Gjatë operacionit i zhvilluar të shtunën, u sekuestruan mbi 6 kg kokainë e heroinë. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyteti.

Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. 40-vjeçarja është arrestuar edhe në vitin 2015 për të njëjtën akuzë.

Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij./Panorama

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI